Monday, November 25, 2024

(Intervista) Kapiteni Gurishta, i kënaqur me vlerësimin “Mbrojtësi i djathtë më i mire i vitit 2021”, optimist për Vllazninë kampione

Lexo

Mbrëmjen e së mërkurës u shpall “Mbrojtësi i djathtë më i mire i vitit 2021”, vlerësim që e mori gjatë ceremonisë së zhvilluar në kryeqytet, organizuar nga RTSH Sport në bashkëpunim me FSHF-në, ndërkohë që një ditë më pas, kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta flet në Veriu Sport për emocionet e këtij suksesi. Ndërkohë, që në vijim, flet edhe për Vllazninë duke besuar se në fund të sezonit, titulli kampion do të jetë i kuqebluve.

Gurishta, urime për shpalljen si mbrojtësi i djathë më cilësor në Shqipëri për vitin 2021. Si ndiheni pas këtij vlerësimi?

Shumë faleminderit. është një vlerësim shumë i madh për mua dhe është një kënaqësi të jem në 11-shën e vitit, por besoj se nuk duhet të kaloj në eufori por kjo të jetë një shtysë për mua që në të ardhmen të rris përfomancën time dhe të marr më shumë trofe. E theksoj që trofetë idividual nuk janë shumë të rëndësishëm sa janë ato kolektivë. Duke pasur sukses me grupin atëherë vijnë dhe ato invidual.

Konkurenca nuk ka qenë e pakët për këtë pozicion, por gazetarët sportivë dhë trajnerët ju vlerësuan ju. Keni. një mesazh për to?

I vlerësoj shum ato që kanë përzgjedhur emrin tim. Në Shqipëri ka shumë mbrojtës të mirë dhe ndihem shumë i vlerësuar të jem në formacionin e vitit.

Përpos jush ishte edhe kolegu juaj Mevlan Adili, trajneri Thomas Brdariç si dhe golashënuesja më e mirë e Shqipërisë Megi Doçi që mori këpucën e artë. Një kuartet nga Shkodra kuqeblu që morën vlerësim të madh këtë fundvit.

Më vjen shumë mirë që ishim katër nga Shkodra, nga ekipi i Vllaznisë. Unë e përmenda dhe dje që gjithë ky vlerësim duhet të ishte për secilin nga lojtarët e vjetshëm të Vllaznisë pasi kemi pasur një sezon fantastik.

Një koment për supersidën me 15 janar Tirana-Vllaznia.

Do e fillojmë me një finale të parakohshme me Tiranën. Ne jemi të sigurtë për forcën që kemi, besoj se do të jetë një ndeshje shum e luftuar dhe e bukur, por ekipi jonë do të shkojë vetëm për tre pikë sepse vetëm ato mund ta rihapin kampionatin.

Ku e shikoni Vllazninë në fund të sezonit?

15 javë me 8 pikë diferencë nuk janë pak, por nuk janë as shumë, janë mëse të rikuperueshme. Duke pasur parasysh vitin e kaluar kur ne ishim 9 pikë para dhe në fund humbën kampionatin me diferencë golash kemi shpresë që mund të përsëritet edhe një herë ajo gjë. Unë jam shumë optimist që në fund të kampionatit do të jemi në krye të tabelës.

Po flitet shumë për merkaton, ka nevojë Vllaznia për t’u përforcuar?

Mendoj që çdo ekip ka nevojë për përfocime, ashtu si edhe ne kemi nevojë për lojtarë cilësorë dhe jo thjesht për të mbushur grupin. Ne i mirëpresim lojtarët cilësorë.

Gurishta urime dhe suksese!

Faleminderit

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img