Monday, May 13, 2024

Lamtumirë Ladi! Ndërron jetë në moshën 74 vjeçare, gazetari dhe komentatori i famshëm i RTSH-së, Vladimir Grillo!

Lexo

Kisha fatin ta njihja që herët, që në vitin 1980 ku fare i ri pata filluar bashkëpunimet me Radio Televizionin Shqiptar. Në Radio Tirana për Rubriken Sportive që drejtohej nga Ahmet Shqarri dhe në Rubrikën Sportive të Televizionit Shqiptar me drejtues Vladimir Grillon. Dy persona që më pas mësova se kishin qënë shokë klase në Fakultet, prej të cilëve mora ngrohtësinë e duhur, dashurinë, nxitjen dhe mbështetjen e duhur për të ecur në rrugën e bukur të gazetarisë sportive.

E dija që Ladin, kohët e fundit e mundonte një sëmundje e rëndë, ku me aq sa kisha mundësi kërkoja t’i jepja kurajo me besimin se do ta kalonte atë situatë problematike. Por, postimi në FB i pasdites së 30 dhjetorit nga kolegu dhe miku im i afërt Dëfrim Methasani, me lajmin trishtues të ndarjes nga jeta të Vladimir Grillos më mundoi dhe rëndoi jashtë mase.

Ai largohet fizikisht nga kjo botë, por pas ka lënë një mal me kujtime, jo vetëm ato që disponon arkiva e Televizionit shqiptar, por edhe shumë e shumë të tjera në jetën e përditshme, ku me korrektësinë model që e karakterizonte, ishte shembull në të gjitha drejtimet.

Sa herë vinte në Shkodër, kryesisht për kronikat sportive, por edhe për atë që Ladi ishte dhëndërr Shkodre, sportistët shkodranë, më së shumtmi ato të fushës së futbollit, kollosët kampionë të Vllaznisë, me të cilët ishte shumë i lidhur, nxitonin ta respektonin për kafe. Momente, ku në të shumtën e rasteve, edhe unë kisha fatin të isha mes tyre, si mik i të dyja palëve, Ladit dhe sportistëve shkodranë. Kujtime që nuk do t’i harroj kurrë.

Në këtë ditë të trishtë për familjen “Grillo”, por edhe atë “Mazi” nga familja e nderuar e bashkëshortes së tij, Viola dhe kunatit të tij Edi, i përcjell ngushëllimet e mija më të sinqerta për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre te afërt.

Pushofsh në paqe Ladi! Faleminderit për gjithçka mora nga emri, reputacioni, mjeshtria dhe përvoja juaj në fushën e gazetarisë sportive, por edhe më gjërë!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

1 Koment

  1. Te lumte, Gasper. Ke shkruar plot respekt e dashuri per Ladin. Ikja e tij e parakohshme nga jeta eshte sa e dhembshme, aq edhe nje moment reflektimi per jeten a tij, formimin. talentin. sjelljen e pervojen qe mbartete. Ai ka qene, me se pari. nje njeri i mire, i drejte, i ndershem. Nje jete e lidhur me sportin e provon me se miri kete. Dhembja massive e sportdashesve per humbjen e tij e tregon
    kete. Si me I vjeter e te tjera arsye qe ju i dini, them qe me kete mesazh ke nderuar veten, duke bartur emocionet e plot sportdsshesve shkodrane per largimin e tij nga jeta. Ju faleminderit.
    Micionet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img