Pep Guardiola(Trajner i Mançestër Sitit):
“Ne donim të fitonim me një diferencë më të madhe, por 4-3 nuk është një rezultat i keq – shpjegoi menaxheri i Cityt që mundi Ancelottin për herë të parë në karrierën e tij – Ata janë Reali, kanë armë të shkëlqyera në sulm. Ne do të shkojmë në Madrid për të luajtur ndeshjen tonë. Ata do të kenë publikun në favor, por të shohim. Kur një trajner e sheh ekipin e tij duke luajtur kështu, ai mund të thotë pak për rezultatin, edhe nëse është gjysmëfinale e Champions. Ne pranuam tre gola, është e vërtetë. Por dhamë gjithçka dhe luajtëm një ndeshje e mirë. Askush nuk mund të argëtohej, edhe nëse 8-0 për ne do të ishte më mirë – shtoi ai me një buzëqeshje të hidhur. Në Jupiter dhe Mars mund të kishte ndodhur, por kundër Real Madridit në përgjithësi nuk ndodh”.
Carlo Ancelotti(Trajner i Rrealit të Madritit)”
“Mund të ishte edhe më keq, varet nga mënyra se si i shihni gjërat”. Pas 4-3 të pabesueshme të Etihad, Carlo Ancelotti nuk është i mërzitur. Ishte një ndeshje e mire, të gjithë tifozët e futbollit panë një shfaqje të mirë, me shumë gola, shumë cilësi dhe gjithashtu shumë gabime. E nisëm shumë keq, por më pas patëm aftësinë të qëndronim në lojë, të reagonim, të shënonim tre gola dhe ta mbajmë kualifikimin shumë të hapur. Në kthim do të na shtyjë stadiumi ynë. Vështirë të thuash, ne gjithmonë përpiqemi të fillojmë në mënyrën më të mirë dhe luftojmë. Është e vështirë të thuash pse i fillojmë kështu, në të njëjtën mënyrë është e vështirë të thuash pse i mbyllim kështu. Ne e kishim përgatitur për t’u mbrojtur më mirë, vuajtëm pak në duele individuale dhe më pas me disa topa mes linjave. Më pas bëmë më mirë. Nuk e di nëse do ta fitojë Topin e Artë apo jo, Benzema është sigurisht lojtari më i mirë në qarkullim. Nuk ka tjetër me cilësinë dhe efektivitetin e tij”.