Pogradeci mori kreun e Grupit B ku qëndron me një pikë më tepër se Luftëtari, ku duket se puna e përkyer e stafit drejtues me në krye trajnerin Samuel Nikaj po shpërblehet në këtë lloj forme. Në ndeshjen kryesore, Pogradeci arriti të fitoj përball skuadrës e cila është forca e dytë e grupit. Pogradecarët treguan dhe njëherë se janë kockë e fortë dhe di t’u bëj ballë të gjitha skuadrave. Në një intervistë ekskluzive për “Veriu Sport” trajneri Samuel Nikaj tregon se cili është çelësi i këtij suksesi dhe zbërthen skuadrën e tij.
Më poshtë keni dhe intervistën e plotë të dhënë enkas nga trajneri Samuel Nikaj:
- Sa i kënaqur jeni me ecurinë e Pogradecit deri më tani?
Të them të drejtën, jam i kënaqur sepse performanca nga ndeshja në ndeshje ka ardhur në ngritje, mund të kishim bërë dhe më mirë por futbolli keshtu e ka, ndonjeher mund luash mirë dhe mund të lësh pikë ose e kundërta.
- Kë shikoni si rival deri në fund të kampionatit?
Rival shoh krejt ekipet që nga Luftëtari deri tek Kelcyra, në futboll nuk ka ndeshje të lehta secila ka shkallën e vet të veshtirësisë.
- Duke qenë pranë merkatos së janarit, a mendoni se Pogradeci ka nevoj per ndonje përforcim?
Nuk kemi nevoj për merkato, kemi ndërtuar një skuadër të mirë dhe kam besim se në vazhdimësi do e përmirsojmë vetveten.
- Golat këtë sezon duket se jan shpërndarë në çdo repart dhe shumë gola nga goditjet standarde, cili repart ju ka bindur më tepër?
Une i besoj kolektivitetit por për ne rëndësi ka shpirti i garës si dhe korrektësia në zbatimin e detyrave. Shumë ndeshje jane zgjidhur nga lojtarët që kan hyrë nga stoli, e kjo tregon shumë për forcën tonë.
- Golat nga goditjet standarde, cili është çelësi i tyre?
Kemi fituar shtatlartësi me afrimet e verës dhe frytet po shihen, pasi jemi përmirësuar në goditjet standarte si pro dhe kundër.
- Keni ndonjë plan për të ardhmen, pasi ka zëra që qarkullojnë për ju, si qëndron e vërteta dhe a ka pasur ndonjë ofertë konkrete?
Une kam pranuar me kënaqësi vazhdimin e punës ne Pogradec dhe do mundohem që të arrijë objektivat, sa për oferta kam patur dhe i vlersoj krejt ato që besojnë në punën time por momentalisht jam shumë i fokusuar në punën time këtu tek Pogradeci.
Intervistoi: Fatos LAMAJ