“Me Presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferri sot në Shkodër diskutuam për shumë çështje në lidhje me zhvillimin e futbollit shkodran apo edhe infrastrukturën.
E falënderova për kontributin e tij të vazhdueshëm dhe i sigurova mbështetjen time dhe të FSHF për çdo projekt apo sugjerim që ndihmon në rritjen e futbollit shkodran në atë që është zona rajonale që prodhon më shumë futbollistë në vend.”, shkruan kreu i FSHF-së, Armand Duka.