Monday, November 25, 2024

(Intervista) Pragndeshja, Vllaznia-Teuta. Altin Xhahysa, apel kuqebluve: Kujdes vetëkënaqësinë!

Lexo

Ish-sulmuesi shkodran kampion me Vllazninë, Altin Xhahysa ka folur për përballjet e fundit të ekip kuqeblu. Sipas tij, Vllaznia ka bërë më të mirën e mundshme në këto takime. Ishmesfushori shpreson që skuadra të arrijë të bëjë më të mirën në këtë periudhë, dhe për më tepër të arrijë atë objektiv që i ka vënë vetes.

“Përsa i përket rezultateve të fundit, ato tregojnë qartë se tek ekipi ka një ndryshim të madh. Këto rezultate por edhe lojërat, të bën të besosh e të shpresosh që skuadra do të vazhdojë me këtë rritëm dhe besim se mundet të arrihet objektivi, të cilit i kanë vënë vetes”, është shprehur Xhahysa për “Panorama Sport”.

NDRYSHIMI

Mesfushori shikon se ndryshimi është i dukshëm që nga mënyra e menaxhimit te komunikimi që ka mes stafit e lojtarëve. Ai është i mendimit se nëse do të vazhdohet me këtë harmoni gjithçka do të shkojë në më të mirën e mundshme për këtë skuadër.

“Për mua ka një ndryshim te mënyra e komunikimit, staf-lojtarë se shihet qartë fryma e mirë që ka ekipi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Shpresoj që të vazhdohet me këtë rritem se është në të mirën e ekipit dhe lojtarëve që i bën që të jenë gjithë kohën të përqendruar dhe me besim te fitorja e radhës”, deklaroi Xhahysa.

PËRBALLJET

Ai ka folur edhe për përballjen që Vlaznia do të ketë ndaj Teutës si dhe përballjen që shkodranët do kenë një javë më pas po në Shkodër ndaj Egnatias. “Normalisht që fitorja është fjala kryesore, por do të duhet shumë kujdes duke e ditur ku ndodhet edhe ekipi i Teutës, i cili renditet në vendet e fundit.

Edhe ata do të japin maksimumin për një rezultat pozitiv, prandaj them të punohet më tepër me qetësi në loje dhe shpresoj që t’ia dalim me rezultat shumë të mirë. Ndërsa përsa i përket ndeshjes së dytë brenda unë them të merren me ndeshjen e radhës e pastaj të shkojmë tek Egnatia”, vijoi ai.

KUJDESI

I pyetur ku duhet bërë më shumë kujdes për përballjet e mbetura deri në fund të sezonit, ish-mesfushori është përgjigjur: “Për mendimin tim them se duhet që të bëjmë më kujdes te mesfusha. Për mua kjo duhet që të mbajë më tepër topin në zotërim dhe në mbrojte, sepse ka momente që prapavija jonë ka një rreshtim jo të mirë. Pastaj vetëkënaqësia është e pafalshme”.

“FINAL 4”

Altin Xhahysa në fund të fjalës së tij i pyetur nëse Vllaznia e ka siguruar “Final 4”, apo i duhet që të bëj kujdes deri në fund ka deklaruar se është shpejt. “Nuk mundem të them se është siguruar katërshja. Kampionati ynë ka treguar shpesh surpriza në ndeshje, prandaj ekipi duhet të ketë kujdes dhe të jemi shumë të përqendruar vetëm te ndeshjet tona, e sidomos tek ajo e radhës.

Unë besoj e shpresoj që do të arrihet ky objektiv që i është venë vetes dhe më pas edhe Kupat e Europës”. 8 ndeshje ka Vllaznia që nuk humbet. Kuqeblutë kanë mundur në Kupë Flamurtarin dhe në shtatë ndeshje ka grumbulluar 17 pikë në kampionat.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img