Friday, May 3, 2024

Volejboll Meshkuj-Vllaznia, nga Liga “Gjergj Kastrioti” tek Superliga Shqiptare

Lexo

Liga Gjergj Kastrioti e volejbollit të meshkujve, Shqipëri-Kosovë ka zhvilluar ndeshjet e ndeshjet e ditës së katërt e të pestë për grupet A dhe B, teksa janë mësuar edhe tri skuadrat të kualifikuara për në gjysmëfinale, të cilat janë Partizani, Tirana dhe Peja.

Ndërkohë, shumë pranë kualifikimit është edhe Ferizaj, ndërsa Vllazninë e mban në lojë vetëm matematika. Në grupin A  ku luan edhe ekipi i Vllaznisë, takimet u zhvilluan me grumbullim në palestrën e Farkës. Përballja e parë e këtij raundi për grupin A ishte ajo mes Ferizajt dhe Vllaznisë.

Një takim që nisi mirë për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, të cilët fituan setin e parë me shifrat 25-21, por ndërkohë, skuadra kosovare e Ferizajt arriti të merrte tre sete radhazi, duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 1 me 3.

Më tej, po në këtë grup  Partizani mposhti Skënderbeun e Kosovës në shifra të pastra 0-3. Në raundin e pestë të grupit A për Ligën Gjergj Kastrioti, në kalendar ishin dy përballjet e tjera, Partizani-Ferizaj dhe dhe Vllaznia-Skënderbeu i Kosovës.

Në sfidën e parë, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri  likuiduan Ferizajn duke e mundur me rezultatin 0-3, ndërkohë që në duelin mes Vllaznisë dhe Skënderbeut u deshën pesë sete për të përcaktuar fituesin e krejt ndeshjes. Një takim tepër interesant, që zgjati mbi 2 orë, ndërsa në fund festuan shkodranët, të cilët fituan  të gjithë ndeshjen 3-2.

Tashmë pas pesë ndeshjesh, Partizani kryeson me 10 pikë, në vend të dytë renditet Ferizaj me 9, ndërsa më pas vijnë Vllaznia e treta me 6 pikë dhe Skënderbeu që mbyll tabelën në kuotën e 5 pikëve.

Duke lënë pas ndeshjet e Ligës Gjergj Kastrioti, gara e volejbollit meshkuj, tashmë spostohet në Superligën e volejbollit shqiptar, ku skuadra kuqeblu do të përballet me Studentin. Një përballje kjo me shumë rëndësi për Vllazninë sa i përket zonës Play Off, pasi aktualisht kuqeblutë janë të tretët në renditje me 14 pikë po aq sa ka edhe Tirana, ndërkohë që Studenti është i pesti me 13 pikë, por që, nëse fiton me Vllazninë këmben vendet me të në renditje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img