Tuesday, November 26, 2024

“(Intervista) “Pusi e Gomesh më kënaqën, ja çfarë më tha Xhaferi”, Trajneri Osmani: Jashtë objektivit, por kjo Vllazni ka plane

Lexo

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani,u shpreh i zhgënjyer që nuk arriti fitoren e parë në krye të shkodranëve në takimin e barazuar ndaj Laçit. Megjithatë, ai ka besim se skuadra e tij do ta përmbyllë sa më mirë këtë pjesë të kampionatit. Në prononcimin për “Panorama Sport”, Osmani ka komplimentuar dy lojtarët: Pusin në mbrojtje dhe Gomeshin në sulm.

Ndaj Laçit zhvilluat një lojë të mirë, por mungoi vetëm rezultati pozitiv?

Si e shihni tani, më ftohtë, atë takim? Unë jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, mendoj se na mungoi loja vetëm në 20 metrat e fundit. Na mungoi ideja për të goditur në afërsi të zonës, ku fillon 16-metërshi, ku më shumë ishin të palëvizshëm. Për shkak të kësaj nuk arritëm që të shënonim.

Duke parë renditjen, mund të themi se kemi një Vllazni që lufton për mbijetesë apo objektivat janë ende për të kapur Europën?

Momentalisht jemi në zonën e ftohtë, por me një fitore mund të jemi më lart. Ne përgatitemi për ta shikuar gjithçka takim pas takimi, pasi loja-lojës nuk i ngjan. Me një fitore shkon lart edhe me një humbje mund të biesh poshtë. Mungesat e Balajt dhe Malës, patjetër që ndikuan shumë. Sikur të kishim vetëm Bekimin do të ishte krejt ndryshe.

Mendoni se me ta në fushë do të kishit fituar ndaj Laçit?

Natyrisht që ndikuan. Janë lojtarë cilësorë që i duhen shumë këtij ekipi. Balaj një golashënues, ndërsa Mala një fantazist që dihen vlerat e tij.

A jeni i kënaqur me lojën e Gomeshit?

Po, i kënaqur me të, pavarësisht se nisur nga gjendja fizike e tij e kisha llogaritur ta mbaja më pak minuta në takimin e tij të parë si titullar. Mendoj se në të ardhmen do të jetë një freski për ekipin.

Një performancë të mirë bëri edhe mbrojtësi Pusi…

Prej këtij takimi morëm një lojtar cilësor. Në disa momente nuk dukej se është një lojtar i ri, por madje si të ishte me shumë përvojë. Për mua dua t’i them bravo i qoftë dhe të vazhdojëkështu edhe në ndeshjet e tjera.

Stojanoviç mungoi për shkak dëmtimi?

Po. Në momentet e nxehjes pati probleme dëmtimi.

Presioni sa vjen e shtohet, çfarë prisni nga ndeshja e radhës ndaj Teutës?

Do të kemi presion të vazhdueshëm, por duhet që të mësohemi të jetojmë me këtë situatë. Futbolli është i tillë dhe ne në këtë moment jemi jashtë objektivave të klubit. Sigurisht që duhet të bëjmë maksimumin tonë.

Pas ndeshjes presidenti Xhaferi ishte në dhomat e zhveshjes, çfarë biseduat?

Bisedë loje, pa gjëra të veçanta. Bisedë si zakonisht pas një humbje se kështu do ta quaj barazimin me Laçin.

Keni nisur planet e merkatos së dimrit me drejtorin e ri?

Planet janë. Kemi edhe 5 takime deri në ndërprerjen e kampionatit dhe duhet që të bëjmë më të mirën me këtë kontingjent. Tani s’mund të bëjmë asgjë, por planet janë për t’u forcuar.

Admir  URUÇI 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img