Thursday, February 22, 2024

Boks profesionist: Hysa dhe Ymeri në ring. Mbrëmjen e së martës, salla olimpike e kryeqytetit “Feti Borova”

Lexo

Boksi profesionist do të rikthehet dhe një herë në sallën olimpike “Feti Borova”, përsëri me ndeshje të forta, atje ku në qendër të vëmendjes do të jenë Nelson Hysa dhe Neraldo Ymeri. Promotori i këtij aktiviteti, Noizy, tregon në konferencë për shtyp se në ring do të jenë vlerat më të mira dhe të pastra të boksit profesionist shqiptar

“Normalisht gjëja kryesore do të jetë boksi, por të mos kemi vetëm dhunë më 28 nëntor, ndërsa kisha qejf që t’i kënaqnim njerëzit dhe me pak muzikë”, thotë Noizy.

Nëse aktiviteti i fundit u përfshi nga dhuna në ring, gjë për të cilën Noizy fajëson gjyqtarin, këtë herë do të jetë gjithçka në një luftë të pastër pa kompromis.

“Secili ta mbajë përgjegjësinë në punën që bën. Madje ta bëj korrekt, ndërsa nuk duam as favore dhe as të na mbajnë me hatër. Të gjithë këtu kanë ardhur për të fituar”, shpjegon Noizy.

A do të jetë ky aktiviteti i parë dhe i fundit në boks, apo do të ketë dhe të tjerë të organizuar nga Noizy?

“Unë jam një ish-boksier, por ajo që më ka mbetur peng gjatë gjithë jetës është që nuk e vazhdova dot ëndrrën. Ky është aktiviteti i parë, kjo është e vërtetë, por nuk do të jetë i fundit”, ka theksuar Noizy.

Devis Kaseres kundërshtari i Nelson Hysës, ndërsa shpresohet që shkodrani ta kalojë me sukses këtë sfidë.

“E kam ruajtur këtë ndeshje të fortë pikërisht në këtë eveniment ndërsa gjej rastin të falënderoj promotorin e aktivitetit, Noizy, për këtë event të veçantë që po bën dhe për rëndësinë që i jep boksit profesionist në këtë veprimtari”, thotë Nelson Hysa.

Neraldo Ymeri do të ndeshet për titullin kampion bote në ËBC Junior e kërkon që ai brez të mbetet në Tiranë.

“Askush nuk shkon në luftë me mendimin që do të humbasë dhe do vdesë atje. Kështu që unë jam qind për qind i sigurtë që do të fitojë”, ka përfunduar Ymeri.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img