Saturday, July 27, 2024

Shkëlqim Muça: Humbja e Tiranës? Nuk jam i befasuar

Lexo

Janë luajtur të hënën dy ndeshje të Superiores ku bie në sy humbja e bardhebluve, 1-0 përballë Erzenit. Derbi mes Partizanit dhe Dinamos është mbyllur në barazim 1-1

“Humbja e Tiranës? Nuk më ka befasuar. Dukej se kishte një marsh më shumë sot, por futbolli i tillë është, nuk jam i befasuar”. Shkëlqim Muça, i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH ka folur për humbjen e Tiranës, 1-0 përballë Erzenit, por dhe për barazimin 1-1 në derbi, mes Partizanit dhe Dinamos.

Barazimi në derbi – “Të dyja skuadrat luajtën për fitore. Ishte një ndeshje me shumë gabime, ndikuar dhe nga terreni. Pashë një Dinamo ndryshe, për mirë. Po ata lojtarë janë, por duket dora e trajnerit. Edhe rritja në renditje ka sjellë tjetër frymë. Është një skuadër që ka nisur të marrë frymë. Mungesat te Partizani janë shumë, ndikojnë, të vënë në vështirësi, edhe mund ta kishte humbur ndeshjen sot. Raste kishte edhe Partizani, por Dinamo i kishte më të pastra”.

Disfata bardheblu – “Nuk mendoj se ishte një nga ndeshjet e dobta të Tiranës. Bardheblutë e kontrolluan si ndeshje, ishte një moment shpërqëndrimi te pësimi i golit dhe e vuajti deri në fund. E penalizoi dhe dëmtimi i Hasanit. Ky është futbolli, ndodh edhe kështu. Në pjesën e dytë Erzeni luajti në mbrojtje, nuk e rrezikoi asnjëherë Tiranën. Me këtë grup që ka, me një situatë më të mirë psikologjike, mund të shkojnë në katërshe, cilësinë e ka”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img