Wednesday, October 30, 2024

Intervista-Trajnerët Brdariç dhe Kamarata flasin pas ndeshjes

Lexo

Tomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë)

“Pas 19 ndeshjeve kemi 40 pikë, është e pabesueshme për këtë klub, që vjen nga lufta për mbijetesë. Skuadra bëri një punë të mirë, jemi me 40 pikë në majën e tabelës dhe e meritojmë këtë sukses të deritanishëm. Është puna e këtij klubi dhe sakrifica që kanë bërë këta djem në këtë kampionat. Në pjesën e parë nuk ishte mirë Vllaznia. Megjithatë duhet marrë parasysh rrethanat, terreni dhe era. Apolonia bëri lojën e saj dhe nuk kishin çfarë të humbnin. Megjithatë pas 25 minutave skuadra e mori veten dhe mund të them se bëmë mire. Sigurisht që në futboll duhet edhe fati, pasi në dhjetë minutat e fundit Apolonia na vuri në vështirësi. Ne i japim topin atyre, dhe ato na bëjmë pressing me topat tonë. Gjithçka e kemi patur në dorë për 80-të minuta, por në fund ndodhi ajo që e pamë në fushë me Apoloninë që na sulmoi rrezikshëm. Por, mund të them se ekipi i jonë ka dhënë më shumë se 100 përqindëshin dhe tre pikët që morëm i kemi merituar plotësisht. Në lidhje me rivalët, mund të them se natyrisht të gjithë na ndjekin dhe ne duhet të mësohemi me këtë. Kjo nuk është e lehtë në gjendjen fizike dhe atë psikologjike. Ne duhet të tregohemi të fortë për këtë, skuadra ka nxjerrë në pah forcën ditën e sotme dhe duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të përgatitemi jo vetëm fikzisht, por edhe mendërisht, pasi shumë lojtarë nuk kanë qenë në majat në Superligën shqiptar. Për të kuptuar si është futbolli, nuk është të përgatitesh vetëm për gjërat taktike, por të jemi mirë edhe mendërisht, të dimë si funksionon”, u shpreh pas ndeshjes trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç.

Fabricio Kamarata(Trajner i Apolonisë)

“Besoj se bëmë një lojë të mirë, e vumë në vështirësi Vllazninë, dhe për atë që dhamë më fushën e lojës, mendojs se rezultati më i drejtë ishte baqrazimi. Unë dua t’i bëj komplimente skuadrës pasi kemi luajtur një ndeshje të mirë, pa fat pasi kemi patur rastet për të barazuar ndeshjen kur kemi parasysh se luanim me ekipin e vendit të parë. Duhet të bëjmë sa më shumë pikë duke filluar që nga e mërkura pasi kemi dhe një ndeshje direkte me nje kundërshtar si Bylisi. Apolonia nuk doërëzohet, jemi duke punuar shumë për një gjë të tillë, besoj se në ndeshjen e radhës të mërkurën e ardhshme përpos lojës së mirë do të kërkojmë edhe rezultatin pozitiv. Megjithëse se jemi një skuadër e re, futbollistët po i përgjigjen kërkesave tona. Besoj shumë që Apolonia shpëton nga rënia një kategori më poshtë. Ndërsa, për Vllazninë kam fjalë shumë të mira. Janë në vend të parë, kanë një trajner të mirë, kanë presion nga skuadrat e tjera, por besoj se do të arrijnë tek suksesi i titullit”, deklaroi italiani I pankinës fierake menjëherë pas ndeshjes në Shkodër.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img