Tuesday, April 16, 2024

(Intervista) Shehi, i kënaqur për golin e fitores ndaj Apolonisë, mesazh trajnerit për aktivizim

Lexo

Shënoi golin e fitores ndaj Apolonisë, dhe natyrisht që ndjehet mjaft i kënaqur. Një aktivizim dhe aq më tepër i shoqëruar me gol që siç thotë ai e priste prej kohësh, edhe për faktin se ka patur shumë pak hapësira aktivizimi. Kjo përformacë pozitive që ai shfaqi në këtë ndeshje, Shehi shpreson të ktë ndikuar tek trajneri Brdariç për të besuar më shumë tek ai. Ja si shprehet ai menjëherë pas ndeshjes, Vllznia-Apolonia.

“Është gol shumë i rëndësishëm për mua, pasi vija nga nga një pauze e madhe dhe dihet që kur futbollisti nuk luan është shumë e vështirë. E kam pritur shumë këtë moment, pasi jam stërvitur shumë dhe jam i lumtur që shënova dhe fituam ndeshjen. Tek Vllaznia ndjehem mirë, është viti i dytë. Në janar kisha oferta, por nuk u largova pasi pata besim që do të luaja dhe do të ndihmojë ekipin. Normalisht që tashmë do të kërkoj edhe më shumë minuta. Varet, trajneri e ka në dorë për çdo gjë, shpresoj ta kem bindur me këtë përformacë time dhe shpresoj që të luaj akoma më shumë. Normalisht që çdo ndeshje është shumë e fortë, po ashtu edhe në Korçë do të jetë e tillë. Shpresoj të marrim maksimumin, dhe maksimumi jonë është fitorja. Përderisa jemi 6 pikë para rivalëve, titulli është pranë, po ashtu edhe Kupat e Europës”, ka përfunduar mbrojtësi kuqeblu, Dajan Shehi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img