Monday, November 25, 2024

(Intervista) Trajnerët Colella dhe Bellai flasin pas ndeshjes Partizani 2-1 Bylis

Lexo

Partizani mori një fitore që do të hyjë në historinë e klubit pasi është e para në shtëpinë e tyre. Në Kompleksin “Partizani”, heroi do të mbante emrin e Xhuliano Skukës i cili me dy golat e tij i dha fitoren të kuqve të cilët ngjiten në vendin e dytë pas Tiranës me kuotë të njëjtë pikësh, 22. Pas ndeshjes folën për Oversport trajnerët e Partizanit dhe Bylisit.

Giovanni Colella:

Ndeshja – Jam i kënaqur që e inaguruam me fitore dhe morëm tre pikë. Bëmë një paraqitje mjaft të mirë ne pjesën e parë por dicka jo me mirë e bëmë në pjesën e dytë. Fitorja është gjithmonë e rëndësishme.

Vareni gjithmonë nga Skuka – Po është e vërtetë që varemi nga Skuka nuk kam pse të fshihem. Në këtë ndeshje Skuka ka pasur një impenjim maksimal vec golit ka lëvizur shumë në zonat pa top.

I kënaqur me lojën apo me tre pikëshin – Tre pikët janë gjithmonë objektivi ynë dhe për atë punojmë. Jam i kënaqur nga pjesa e parë por në pjesën e dytë një skuadër e fortë që synon titullin duhet ta menaxhojë më mirë rezultatin.

Pushimi – Do të përmirësojmë dicka më shumë por unë nuk kam dicka për të ndryshuar dhe do të vazhdoj me këtë sistem. Do të na shërbejë për t’u përmirësuar më mirë por këto ide që kam do të vazhdojnë.

Italia apo Shqipëria? – Besoj që kemi një ndeshje të bukur por unë prej kohësh kam hequr dorë nga tifot për një skuadër edhe përshkak të profesionit por Italia është vendi im i lindjes. Jam mjaft i lumtur që dy lojtarë të Partizanit janë grumbulluar në këtë ndeshje.

Ishit dje në Selman Stërmasi, Tirana apo Vllaznia? – No comment.

Arian Bellai:

“Më bëhet qejfi që presidenti Demi ka arritur këtë gjë të madhe.

Erdhëm me një ekip me shumë mungesa. Jam shumë i kënaqur nga lojtarët e rinj që dhanë shpirtin, pasi ato treguan një lojë shumë të mirë dhe kjo më bën shumë shumë të lumtur.

Bëjmë shumë përpjekje, çunat në stërvitje angazhohen si të bëjnë golin por këto janë rrethanat. Në ndeshje të krijohet mundësia dhe duhet ta shfrytëzojmë, nuk ke çfarë i bën. Në 5 ndeshje kemi shënuar 2 gola dhe kjo është shumë për t’u shqetësuar.

Me Partizanin u munduam të bëjmë një gjë por dhe këto nuk mund të arrihen çdo herë. Ne kishim shancet tona me Qardakun dhe Souzën por nuk i shfrytëzuam. Ne jemi të kënaqur me këtë pauzë pasi ne do ta shfytësojmë këtë për të fituar besimin që na mungon. Ndonjë të dielë fitojmë ndonjë e humbin ky është futbolli. Stërvitjet do vijojnë dhe do punojmë shumë.

Sigurisht ne do të punojmë që të marrim tre pikëshin dhe situata sa vjen e po vështirësohet. Ne ndryshuam shumë skemën pasi kjo na solli pak më shumë hapsirë dhe këtu mund të them që ishte faji im. Ne duhet të luajmë me skemën tonë. Nuk kisha besimin e plotë pasi lojtarët ishin të rinj dhe vetëm pas futjes së Esquerdinha çdo gjë ndryshoi dhe na dha më shumë rrjedhshmëri.

Unë i përgëzova pas ndeshjes, në qoftë se nuk i jep dorën këtyre futbollistëve për çfarë treguan nuk quhesh trajner. Ishte ndeshja e parë në shtëpinë e Partizanit, çunat treguan qetësi dhe maturi në shumë situata”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img