Thursday, April 25, 2024

Partizani merr fitoren e parë në shtëpi, arrin Tiranën në krye të renditjes

Lexo

“Demat e Kuq” me triumfin ndaj Bylisit 2-1 kanë barazuar në renditje Tiranën , që nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Vllaznisë ditën e diel.   Partizani e ka inauguruar me fitore “Stadiumi Partizani” në takimin e raundit të 12-të të Superiores përballë Bylis-it.

Vendasit morën avantazhin në minutën e 18’, me golin e realizuar nga Skuka, i cili shënoi nga pika e bardhë e penallisë.

Në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 65’ Skuka do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, duke e thelluar më tej avantazhin.

Bylisi tentoi të kundërpërgjigjej dhe në minutën e 81’ gjeti rrugën drejt rrjetës me Sousa, megjithatë ballshiotët nuk mundën të bënin më shumë.

Pas kësaj jave Partizani vazhdon të qëndrojë ne vend të dytë, por me 22 pikë, po aq sa Tiran kryesuese, ndërsa Bylis qëndron në vend të nëntë me 12 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img