(Intervista) Trajnerët Martini dhe Tetova flasin pas ndeshjes Teuta 1-0 Egnatia

Teuta triumfoi 1-0 ndaj Egnatias dhe me këtë rezultat renditet në vendin e 4-të. Për “Oversport” Edi Martini do të theksoi:

“Fitorja? E dinim që ishte një ndeshje kun da duheshin pikë, por nga ana tjetër Egnatia ka një ekip të mirë. Goli i shpejtë na bëri që të merrnin 3 pikët.

Ndeshja me Partizanin? Ndeshje shumë e vështirë, është ndeshje me përgjegjësi të madhe. Andej vendoset titulli dhe tek ne Europa. Do të luajmë fort edhe pse e dimë që është e vështirë.”

Egnatia u mposht nga Teuta 1-0  në “Niko Dovana”. Një humbje që nuk i prish punë rrogozhinasve, të cilët javën e kaluar siguruar edhe Europën. Trajneri Edlir Tetova u shpreh:

Humbja? Objektivin e kemi arritur, sot patëm një tërheqje për dëmtimet. Agbekpornu u dëmtua në stërvitje dhe dihen se problematikat në fund të sezonit janë të mëdha. Doja të mbroja lojtarët nga dëmtimet,” theksoi për Oversport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu