Monday, May 6, 2024

(Intervista) Trajnerët Hallaçi dhe Deliallisi flasin pas ndeshjes Kukësi 0-0 Erzeni

Lexo

Pas barazimit 0-0, trajneri i Kukësit, Rraman Hallaçi u shpreh për Oversport:

“Janë ndeshje të vështira, shumë presion. Ku nuk të shkon mëndja, mund të pësosh. Grinta ishte e duhura, patëm mundësi goli por edhe kundërshtari u afrua disa herë. Në minutat e para nuk u futëm sic duhet më pas kontrolluam lojën. Në pjesën e dyta pati më shumë presion por edhe ne e rritëm nivelin e lojës. Menduam edhe të mos pësojmë, tani shkojmë në ndeshjen e fundit dhe shpresojmë për më të mirën.

Kishim mundësi për të siguruar mbijetesën. Skuadra ka punuar gjatë gjithë sezonit, kemi edhe një ndeshje para dhe skuadra i ka të gjitha mundësitë për të fituar.”

Gjithashtu edhe trajneri i përkohshëm i Erzenit, Alfred Deliallisi foli pas barazimit me Kukësin:

“U futëm për ta fituar ndeshjen, e filluam mirë duke bërë presion lart. Raste njëra pas tjetrës por në fund ky ishte rezultati i ndeshjes. Erzeni do të shpëtojë nga rënia, nuk i kemi bërë llogaritë gabim. Pjesën e parë e dominuam ne pavarësisht se u ndëshkuam me penallti nga arbitri. Kishim pak alternativa në stol ndërsa duhet të zëvëndësoja edhe lojtarët e huaj.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img