Thursday, November 28, 2024

(Intervista) Trajnerët Shehi dhe Çela flasin pas ndeshjes Tirana 1-0 Kastrioti

Lexo

Tirana mori tre pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion ndaj Katriotit. Pas ndeshje, trajneri Shehi foli për Oversport:

“E dinim që do të ishte një ndeshje e rëndësishme. Komplimente kundërshtarit që po luan, mbrohen me gjithë forcat mbrapa, kur ke para kudnërshtarë të tillë është e vështirë. Jemi të kënaqur për 3 pikët edhe pse kishim punë taktikisht. Bëmë lëvizje të ndryshme port ë gjitha erdhën për të qenë triumfues këtë ndeshje pasi me një kundërshtar të tillë është e vështirë.

Kastrioti na e bëri të vështirë, por duke patur edhe kontigjentin jo të duhur na bëri të ndryshojmë disa herë modulin. Është vështirësia të gjesh lojtarët e përshtatshëm. Pas gjithë këtyre ndryshimeve më vjen mirë për skuadrën. Kjo fitore më ka shijuar më shumë se ajo në Shkodër.

Ne ndryshojmë shpesh, lojtarët kanë ndryshuar disa herë pozicionet, Haxhiu luajti në të dyja krahët, Hila u fut në pjesën e dytë dhe ishte një lojtarë mes linjave. Hila stërvitet shumë mirë, është me eksperiencë dhe meriton komplimentat.”

Emiliano Çela ka folur pas humbjes 1-0 kundër Tiranës. Trajneri i Kastriotit deklaroi:

“S’dua të bëj analizë teknike taktike. S’doja të dilja këtu. Çfarë kuptimi ka kur ekipi kundërshtar e bëri golin jashtë loje dhe e stopoi me dorë. Gjatë gjithë lojës arbitri ka qenë në favor të Tiranës. S’dha asnjë faull në favor tonë. Në fund isha i lumtur sepse po e mbyllja një ndeshje me 11 veta. Arbitri na kishte ruajtur një surprizë në fund duke na nxjerrë dy lojtarë me të kuq. E pashë pas ndeshjes se çfarë ndodhi. Çfarë kishin bërë lojtarët e mi, atë kishin bërë dhe ata të Tiranës. Ishim ne atë që u dënuam dhe u ndëshkuam. E kanë ndarë mendjen. Kastriotin nuk e duan më në Kategorinë Superiore. Kisha parë shumë situata të tilla, por në mënyrë kaq të dhimbshme, nuk më ka ndodhur. E them të dhunshme sepse është e çuditshme sepse në 8 ndeshje çdo gjë që bëjmë përkthehet në kartona. Dy ditë para ndeshjes morëm vesh që Kodra është dënuar në 8 javë.

Jam i kënaqur me lojtarët. Kanë luajtur jashtë pozicionit të tyre plot 4 futbollistë. Çdo gjë e adoptuar, edhe mënyra e lojës ishte e adoptuar. Duhet të kishim bërë më tepër në fazën e mbajtjes së topit. E theksoj edhe një herë që goli i Tiranës erdhi nga një aksion i parregullt. Pati faull dhe stopuan topin me dorë. Gjatë gjithë kohës arbitri ishte tendicionoz. I uroj suksese ekipit të Tiranës. Është e dyta që fiton me ne në këtë mënyrë. Më shumë më vjen keq për lojtarët që dolën me të kuq. Më vjen keq që nuk i kanë bërë federimin Bekim Kulit, se do të më shërbente shumë”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img