I dalë nga Akademia e Futbollit Vllaznia, më pas një përvojë pozitive te Tirana, përfshirë edhe ekipet kombëtare të moshave, bënë që Dinamo ta bëjë talentin shkodran të portës, Tomas Kiri pjesë klubit. Dhe, duket se nuk ka gabuar sepse paraqitjet e tij të shkëlqyera gjatë pjesës së fundit të sezonit, kanë bindur presidentin dinamovit Adrian Bardhi, t’i afrojë rinovimin e kontratës edhe për dy sezone të tjera.
Njoftimi zyrtar i FC Dinamo
“FC Dinamo njofton se Tomas Kiri do të jetë pjesë e familjes sonë edhe për dy sezonet e ardhshme, pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën.
Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi dinamovit e shohin portierin 21-vjeçar si pjesë të rëndësishme të projektit për të ardhmen.
Urojmë që së bashku të arrijmë objektivat për të fituar të tjerë trofe!
Vazhdojmë punën për fuqizimin e skuadrës para sfidave europiane dhe sezonit të ri…”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.


