Sunday, September 8, 2024

(Intervista) Trajnerët Shehi dhe Hallaçi flasin pas ndeshjes Tirana 2-1 Kukësi

Lexo

Tirana arriti një fitore të rëndësishme përballë Kukësit në garën për titull duke marrë dhe kreun e kampionatit. Pas ndeshjes, trajneri Orges Shehi u shpreh për Oversport:

“Jam i kënaqur nga ekipi, në këtë fazë duhet të jemi cinik. Ndeshjet janë të vështira sidomos kur luan i fundit dhe sytë janë të gjithë tek ty. Më vjen mirë për 3 pikët edhe pse rrezikuam duke futur Behiratchen në sulm për të kërkuar topat e gjatë.

2 ndeshje njësoj nuk ka, kjo ndeshje nuk hyn tek më të mirat por morëm rezultatin. Kemi probleme dëmtimesh. Abazaj po na ndihmon edhe pse nuk është as në 70% të kapacitetit. Të kesh lojtarë si Deliu, Patrick jashtë apo Abazajn jo në gjendje maksimale është e vështirë të bësh zëvëndësime kokë më kokë.

Janë ndeshje finale, edhe pse në disa momente kemi qenë me fat sepse kemi një portier të mrekullueshëm që na shpëton. Iku njëra tani fillon tjetra, unë nuk doja që të pësonim gol në goditje standarte pasi kundërshtari nuk po na bënte presion.”

Trajneri i Kukësit, Rraman Hallaçi, e cilëson të gabuar vendimin për të dhënë penalltinë që shkaktoi humbjen e skuadrës së tij me shifrat 2-1 përballë Tiranës. Ai u shpreh për Oversport:

“Nuk më vjen mirë, një gol në fundin e ndeshjes. Skuadra ishte ne ekuilibër, kontrolluam lojën. Patëm disa vështirësi por kjo është loja. Në pjesën e parë u afruam te porta ndërsa në të dytën ishim më mirë. Morëm në kontroll lojën, rrezikuam portën. Penalltinë e pamë në telefon por nuk bindem, më vjen keq. Nuk ka dorë, ishte supi dhe supi nuk hiqet se jemi njerëz.

Nuk e di pse u dha penalltia, nëse e ka prekur dora dakord por aty nuk quhet dora. Është e pamundur që futbollisti të kërcejë me dorën ngjitur. Më vjen keq për skuadrën pasi djersiti shumë. E dimë vështirësinë që po kalojmë, duhet të gjejmë forcat pasi kampionati ka ardhur në një fazë kritike.

Ishim përgatitur për rezultat pozitiv, cdo pikë që ikën do e ndjejmë më pas. Duhet të rikuperojmë, bëmë lojë të mirë por nuk mjafton. Duhet të kemi kujdes sepse fundi i kampionatit mund të jetë i tmershëm. Skuadra ishte e mërzitur, fola me Barbosën dhe më vjen keq pasi ajo nuk ishte 11-metërsh.

Është shkruar që skuadra nuk ka dalë në stërvitje por ne kemi bërë 2 seanca në palestër dhe vaprime në natyrë. Është komplet keqkuptim.

Po nuk shënove do të jetë rreziku gjithmonë. Tirana pretendon për titull dhe do të afrohet te porta. Ne nuk i shfrytëzuam mundësitë por më pas erdhi momenti delikat i penalltisë. Unë nuk dua të flas më shumë pasi edhe nuk e kam parë qartë. Unë jam i kënaqur nga loja e ekipit.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img