Monday, May 20, 2024

Tirana udhëheq përsëri e vetme kreun, mund Kukësin në “Elbasan Arena”

Lexo

TIRANA-KUKËSI 2-1 (42′ Hila, 89′ (p) Hasani / 51′ Rashiti)

Tirana e nis fazën e katërt të “Abissnet Superiores“ me fitore dhe është kthyer përsëri e vetme në kreun e renditjes të Superiores duke shfrytëzuar nga hapi fals i Partizanit. Bardheblutë kanë mundur me shifrat 2-1 Kukësin në “Elbasan Arena”

Sfida ka qenë shumë e luftuar, por pa shumë raste në pjesën e parë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 43-të, kur Ardit Hila ndëshkoi ish-skuadrën e tij. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e kryeqytetasve.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Kukësin duke gjetur shpejt barazimin me Rashitin në minutën 50 dhe duke iu afruar ndjeshëm avantazhit. Kur pritej të luheshin minutat e fundit të ndeshjes, Tirana fiton një 11 metërsh. Në minutën e 86-të do të vulosej ndeshja kur një top i harkuar në zonë, u devijua me dorë nga Barbosa. Hasani nuk gaboi nga pika e bardhë dhe i jep fitoren Tiranësnë shifrat 2-1.

Kjo ndeshje eshtë një sukses i rëndësishëm për fatin e kampionatit, pasi tashmë bardheblutë janë përsëri në epërsi ndaj ndjekësve më të afërt të Partizanit dhe mund të përballojnë më qetësisht sfidat e radhës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img