Thursday, March 28, 2024

(Intervista) Trajnerët Tetova dhe Martini flasin pas ndeshjes Egnatia 1-1 Teuta

Lexo

Egnatia dhe Teuta ndanë pikët mes tensionesh në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Pas “Oversport” trajneri Edlir Tetova theksoi:

“Barazimi? Ashtu siç shkoi ndeshja ne ishim afër fitores, siç ishte edhe Teuta te rasti i penalltisë. Portieri i Teutës ishte sot i pakalueshëm.

Pritshmëritë në krye të Egnatias? Ne sot vinim të “cunguar” pasi mungonin 6 lojtarë, por megjithatë pritshmëritë do t’i shikojmë në fund të sezonit. Lufta po ashpërsohet dhe do të shikojmë deri në fund se si do shkojë situata.

Je i kënaqur me lojtarët e stolit që zëvendësuan titullarët? Kjo ndeshje ishte e ndarë në dy pjesë dhe nga momenti në moment mund të fitonte secila skuadrë. Sa i përket lojtarëve jam super i kënaqur, pasi lojtarët që zëvendëësuan titullarët i bënë detyrat siç duhet. Portieri Qirko e thash dhe më lart ishte i pakalueshëm.

Kasa? Ka ardhur në janar, nuk është Kasa në 100% dhe ne jemi munduar t’i japin minuta. Shpresojqë pas këtij pushimi të rikuperohet plotësisht pas atij dëmtimi të lehtë që ka marrë”, tha ai.

Teuta u ndal në barazim 1-1 me Egnatian në “Egnatia Arena”. Edi Martini foli pas ndeshjes Egnatia-Teuta për “Oversport”:

“1 pikë e përfituar nga kjo ndeshje? Është në fund të ditës një rezultat i mirë mos me humbur. Nuk largohemi me distancë pikësh. Kishim raste ta fitonim. Bëmë një lojë të mirë. Egnatia na vuri në vështirësi. Barazuam mund të shënonim me penallti por nuk e bëmë.

Objektivi europa? Fakti është që 12 ndeshje 13, 14 ..ekipet po mundohen të bëjnë lojën e vet. Kemi marrë pikë, jemi superior. Vazhdimësia është e rëndëisshme nga ndeshja në ndeshje do ta kërkojmë europën.

Ngërç rezultatet? Është e vërtetë që skemi fituar u bënë 3 ndeshje barazime. Ndeshjet kaën qenë të mira përveç Krujës .Edhe sot që kemi barazuar kemi luajtur mirë fati është pjesë e lojës. Kur bind me lojë ke besim që mund ta arrish. Duhet të marrim gotën gjysëm plot. Nuk na kanë mundur.

Kombëtarja një nga lojtarët tuaja? Jazxhi? E ka potencilain… është nga më të mirët është një lojtar i mirë. Edhe trajneri do kohën t’i shohi. Është alternativë për kombëtaren, Jazxhi duhet të punojë. Ka kohë aty e ka kombëtaren.

Një alternativë? Andi e ka parë mirë edhe në fazën sulmuese. Kallaku ka ritëm në stërvitje edhe në ndeshje. Mund tja arrij.

Pano Qirko? Tre po japim, ne tre Vllaznia, tre Tirana”, u shpreh ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img