Humbi 2-0 me Laçin, Josa: Kemi gabime individuale, duhet të jemi më agresivë në fushën e lojës

Lexo

Sonte, ora 20:45, Poloni-Shqipëri. Trajneri Silvinjo dhe Cikalleshi në konference shtypi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën pasditen e kësaj të diele në konferencën zyrtare për...

(Video)Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë dhe zhvillon seancën e fundit në stadiumin “PGE Naradoëy”- Euro 2024, të hënën, ora 20:45, Poloni-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet...

(Video)Gjimnastikë- Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia”, kampion i Turneut “Flakadani i Karadakut” në Kosovë

Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia” i mbështetur nga presidenti Leonard Lulaj vazhdon të jetë i sukseshëm, jo vetëm në garat...

Humbjen e sotme me Laçin në transfertë me rezultatin 2 me 0, trajneri i Vllaznisë, ia faturon gabimeve individuale, ndërkohë që pohon se skuadra e tij duhet të ishte më aggresive në fushën e lojës.

 “20 minutat e para po kontrolloheshim, nuk patëm probleme. Ne ja bëmë punën e thjeshtë Laçit me gabimet tona, duhet të ishim më agresivë në fushë. Laçi u tregua shumë më agresiv në dylyftimet dhe marrjen e topave në mesfushë. Ne kemi probleme me vazhdimësinë, një të mirë dhe një mesatare, duhet të jemi më seriozë, duhet të arrijmë objektivat. Kemi gabime individuale, u bënë ndryshime pjesën e dytë, nuk dua asnjë lloj justifikimi. Ka shumë mënyrë për të rregulluar këto probleme. Tani jemi të nxehtë pas ndeshjes, pushimi do i bëjë mirë skuadrës në çdo drejtim. Nuk mund të them se ka ardhur fundi i misionit të Gurishtës, kundërshtari të sulmon. Problemi ishte që ne bëmë gabime individuale, na ndikoi psikologjikisht dhe në fushë. Gurishta di ta bëjë mirë punën, nuk kishte mënyrë për të vepruar”, tha ndër të tjera për “Oversport”, pas ndeshjes, Laçi-Vllaznia, e mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -