Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, u ndeshëm dy skuadrat bashkëryesuese të Kampionatit Kombëtar të volejbollit për femra, Vllaznia vendase dhe Skëndërbeu mysafir, të cilat vinin në këtë duel me nga dy fitore në këtë start kampionati. Edhe pse është mundur me rezultatin 0 me 3, trajneri i Vllaznisë, Dorian Tafa, është i mendimit se në dy stetet e para, ndeshja kishte rivalitet, por ajo që vendosi gjithçka ishte seti i tretë, të cilin Skënderbeu e fitoi me diferencë pikësh. Sipas Tafës, Vllaznia kishte përballë në këtë ndeshje ekipin më të fortë të kampionatit, në gjirin e të cilit ka lojtare të huaja, të cilat bëjnë diferencën në fushën e lojës. Megjithatë, ai është i mendimit se Vllaznia do të ketë një ecuri pozitive në kampionat, duke filluar nga java e ardhshme ku premton fitore ndaj Lushnjes.
(Video) Në vijim, intervista e plotë me trajnerin Dorjan Tafa.