Saturday, November 23, 2024

(Intervista) Vllaznia gaboi me Dinamon! Gazetari i vjetër sportiv Namik Mehmeti, analizon humbjen e kuqebluve të Superiores dhe pret reagimin pozitiv në sfidën e së dielës ndaj Elbasanit në transfertë

Lexo

Ka një jetë të tërë që gazetari sportive Namik Mehmeti e ndjek me shumë passion Vllazninë duke qënë ndër penat e spikatura të medias sportive për qytetin e Shkodrës, dhe ndonëse vitet e fundit është shpërngulur me familjen e tij në Itali, nga Firenze, kjo nuk e pengon të shijojë përmes televizorit ndeshjet kuqeblu.

Sa herë vjen me pushime në Shkodër, Namiku nuk heziton të flasë për medial locale, siç ishte rasti i prononcimit të dhënë për RTSH Shkodra duke analizuar fillimin pozitiv të Vllaznisë në kampionatin Abissnet Superiore, si dhe humbjen e pësuar në fund nga Dinamo.

“Me thënë të drejtën, Vllaznia e filloi shumë mbarë kampionatin, me piksynimin që kuptohet, me siguru vendin në katërshe, pa marrë parasysh se mund të dalin edhe kampione. Por, ajo që më bëri shumë përshtypje ishte angazhimi i skuadrës për të vazhdu të udhëheqë kampionatin. Dhe, për këtë, kisha përshtyje se në përballjen e fundit me Dinamon në Elbasan, Vllaznia do të bënte mirë. E filloi shumë mbarë me golin e shënuar, një gol spektakolar për nga goditja që dha Sala, por ajo që më trishtoi ishte mbetja e Vllaznisë me dhjetë lojtarë.”, thotë fillimisht Mehmeti.

Kritika për trajnerin

Sipas gazetarit me përvojë Namik Mehmeti, pas ndëshkimit me karton të kuq të mesfushorit Eslit Sala, Vllaznia duhej të reagonte më ndryshe, dhe për këtë ka edhe një kritikë për trajnerin dhe stafin teknik.

“Këtu trajneri më duket se nuk u tregua shumë i vemendshëm për të udhëzu skuadrën vetëm për të luajtur më mbrojtje. U donte të gjindej një formulë tjetër drejt kërkesës për të sulmuar portën kundërshtare. Gjë, që deshtën ta bëjnë, si dhe e bënë në minutat e fundit kur rezultati ishte në barazim 1 me 1 duke sulmuar portën e Dinamos duke e vënë në vshtirësi mbrojtjen kundërshtare.”, shprehet Mehmeti, që më pas ndalet edhe tek pësimi i golit të dytë në sekondat e fundit të krejt ndeshjes.

“Momenti i pësimit të golit ishte tragjike, dhe më thënë të drejtën, unë e përjetova shumë keq duke u ndjerë i rënduar psikologjikisht, moment kur kishte edhe 10-të sekonda loje dhe jo më shumë. Nuk është hera e parë që Vllaznia pëson të tilla goditje. Ka pasë edhe ndeshje të tjera, që e ka dorzëzu barazimin ose fitoren, gjë që duhet analizuar me kujdes për vazhdimësinë.”

Prag Elbasani, Vllaznia ka forca për t’u kthyer te fitorja

Në vijim, gazetari i njohur spotiv Namik Mehmeti, flet edhe për prag-javën e 8-të të Superiores, ku Vllaznia do të përballet me Elbasanin në transfertë.

“Elbasani më ka bërë shumë përshtypje me këtë prezantim që po bën në kategorinë Superiore. Të kthehesh pas dhjetë vitesh në Superiore dhe të mbetet një pretendente për të kapur vendin e katërt, kjo nuk është surprizë, por është një formulim i formacionit, një dashamirësi e madhe e sportdashësve elbasanas me e pa skuadrën e tyre në ngritje. Kështu që fitorja e fundit ndaj Bylisit është ajo që e frymëzon që në ndeshjen me Vllazninë për të pasë konkurencë dhe për të marrë një rezultat bindës.

Por, them që Vllaznia duhet të ketë nxjerrë mësime nga kjo humbja me Dinamon, dhe pavarësisht se luhet në Elbasan, nuk e di sa mund të kenë njohje trajneri dhe skuadra për lojën e kundërshtarit, por them që Vllaznia duhet të konkurojë në këtë takim për fitore.”, mbyllë prononcimin e tij gazetari sportiv Namik Mehmeti.

Intervistoi: Gaspër MARKU

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img