Saturday, October 12, 2024

(Video) Kampionati i 33-te Ballkanik Master Atletikë-Bar Montenegro. Spikasin shkodranët, Bledar Mesi dhe Florjan Balaj

Lexo

Kampionati 33-të Master i atletikes i mbajtur në Bar të Malit të Zi është shoqëruar me rezultate shumë pozitive nga dy atletët shkodranë, Bledar Mesi dhe Florjan Balaj.

Dy atletët shkodranë ishin pjesë e delegacionit sportiv shqiptar, të cilët spikatën si më të mirët duke merituar medaljet e arta dhe ngjitjen në podiumin e stadiumit malazez me flamurin kuqezi.

Spikatjen më të madhe e bëri Bledar Mesi, i cili në garat e thellësisë 5000 m, 3000 m/p, 3000, si dhe 800 m, u rendit në vendin e parë duke merituar katër medalje të arta.

Një figurë shumë të mirë sportive bëri edhe Florjan Balaj, i cili duke konkuruar në garën e vrapimit 400 m u rendit në vendin e parë duke merituar medaljen e artë, ndërkohë që në 800 m u rendit në vendin e tretë, si dhe në stafetat 4×100 m dhe së bashku me kolegët Bledar Mesi, Edison Kaja dhe Ervin Hysi u rendit në vendin e dytë. Po kështu, vend të dytë meritoi katërshja kuqezi edhe në Stafetën Balkan Relay, 800 m Bledar Mesi, 400 m Florjan Balaj, 200 m Ervin Hysi, 100 m Edison Kaja.

Krahas medaljeve individuale, ekipi kuqezi i Shqipërisë u klasifikua në vendin e dytë nga tetë vende pjesëmarrëse.

(Video) Pamje nga garat e Kampionatit 33-të Master të atletikes i mbajtur në Bar të Malit të Zi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img