Saturday, October 12, 2024

Kursi i trajnerëve për licencën UEFA C do të organizohet për herë të parë në Gjirokastër, ja si mund të bëheni pjesë

Lexo

FSHF do të organizojë për herë të parë në Gjirokastër kursin për trajnerët e licencës UEFA C. Kursi do të udhëhiqet nga specialistët e Sektorit të Edukimit në FSHF dhe do të përfshijë edhe qytetet përreth si Saranda, Delvina, Tepelena dhe Memaliaj.

Kursi për trajnerët e licencës UEFA C do të ngrejë siparin më 14 tetor dhe FSHF u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj e zonat përreth të bëhen pjesë e kësaj eksperience unike duke u regjistruar sa më parë.

Mosha minimale për t’u regjistruar në kurs është 20 vjeç dhe kandidatët duhet të dërgojnë në adresën elektronike drejtoria.edukimit@fshf.al diplomën e shkollës së mesme, aktivitetin që ushtrojnë, numrin e kontaktit si edhe një fotokopje të kartës së identitetit apo pasaportës.

Kërkesa për t’u regjistruar në kursin UEFA C, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën e-mail drejtoria.edukimit@fshf.al ose përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 07.10.2024 dhe të gjitha aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.

Të gjithë personat që pajisen me licencën e trajnerit UEFA C kanë mundësinë të trajnojnë skuadra në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img