Thursday, April 25, 2024

(Intervista) Volejboll meshkuj-Trajneri shkodran Kalaja: Vllaznia i realizoi objektivat, mund të bënte më tepër, por ndikuan dëmtimet dhe mungesat e titullarëve

Lexo

Vllaznia në volejboll për meshkuj humbi gjysëmfinalen e dytë me Partizanin në Shkodër duke mos patur mundësi të shkonte në finale për të vijuar luftën për titull. Megjithatë, sipas trajnerit Artan Kalaja, edhe pse Vllaznia e realizoi objektivin e vet duke shkuar në finalet e Kupës si dhe në Play-Off, mund të bënte më tepër, por ishin dëmtimet dhe mungesat e titullarëve ndikuan në rezultate.

Profesor, u mundet 0-3 nga Partizani dhe largoheni nga lufta për titull, padyshim i mërzitur.

Normalisht i mërzitur për këtë humbje, sepse pretendimet i kishim për më tepër. Megjithëse loja e dytë në Shkodër u bë pak më e bukur, pamvarësisht dy mungesave, i qëndrës Rrashketës për shkak të një dëmtimi si dhe liberos kryesor. Dy mungesa nuk janë pak, megjithëse ato që i zëvendësuan e justifikuan veten. Gjithsesi, ndoshta edhe nga mungesa e stervitjes për një kohë të gjatë nuk arritëm t’i sjellim në formën e duhur sportive, pamvarësisht se unë kisha shumë besim te skuadra që do të reagonte pozitivisht, megjithëse reagoi jo mjaftueshëm. Ky kampionat u ndërtua në mënyrë të atillë që nuk të linte të gabosh. Ne gabuam në fund, megjithëse objektivi për të dalur në Play Off si dhe në finalet e Kupës u arrit. Tani, do të analizojmë të gjithë këtë fazë ndeshjesh, dhe do të mendojmë se si do ta përmirësojmë punën edhe më mirë.

Keni qënë optimist në fillimet e punës tuaj, vazhdoni ta keni sërish këtë optimizëm për të ardhmen?

Shumë optimist me thënë të drejtën, patjetër që jam shumë optimist, sepse duke parë skuadrën kam besim në këtë drejtim. Megjithëse dëmtimet dhe mungesat ishin evidente, për të cilat mendoj që këto kanë ardhur si rezultat i një kohe të gjatë pa stervitje, ndërkohë që ekipet e tjera, si Skenderbeu, Erzeni, Partizani, Tirana, të gjithë kohën e pandemisë ato kanë bërë stervitje. Dhe, ne e kemi filluar stervitjen pas Janarit, kështu që edhe kjo mendoj se është një ndër faktorët që nuk arritëm të marrim formën më të mirë të tyre. Për këtë, unë mendoj se ky nuk është niveli që ka ekipi im. Jam i mendimit se ekipi ka nivel më të lartë, por mungesa e stervitjes bëri që të ketë dëmtime dhe jo arritjen e formës së duhur sportive.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img