Ish futbollisti i Elbasanit, Vllaznisë, Tiranës dhe kombëtares kuqezi, Klodian Duro, sot trajner futbolli, është zyrtarisht banori më i ri i “Big Brother VIP”. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, teksa u bë pjesë e këtij “Reality Shoë”, u shpreh:
“Kjo e “Big Brother VIP”, ishte oferta më e mirë që kisha në duar, nuk e kisha dyshimin më të vogël që kur e pranova.
Një skuadër që të kërkon për 3 vitesh rresht është skuadra që të do më shumë. Po futem brenda shtëpisë së Big Brother që vajza ime të jetë krenare dhe të jetë fansja më e zjarrtë, është krenaria ime. Gjatë kohës në Big Brother VIP do të tregoj të gjithë të vërtetat e mija dhe do të luaj si fitimtar”, u shpreh Duro.