Friday, May 17, 2024

Ish futbollisti i kombëtares Klodian Duro, në “Big Brother VIP”: Kjo ishte oferta më e mirë që kisha në duar në merkaton e janarit, ja pse pranova

Lexo

Ish futbollisti i Elbasanit, Vllaznisë, Tiranës dhe kombëtares kuqezi, Klodian Duro, sot trajner futbolli, është zyrtarisht banori më i ri i “Big Brother VIP”. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, teksa u bë pjesë e këtij “Reality Shoë”, u shpreh:

“Kjo e “Big Brother VIP”, ishte oferta më e mirë që kisha në duar, nuk e kisha dyshimin më të vogël që kur e pranova.

Një skuadër që të kërkon për 3 vitesh rresht është skuadra që të do më shumë. Po futem brenda shtëpisë së Big Brother që vajza ime të jetë krenare dhe të jetë fansja më e zjarrtë, është krenaria ime. Gjatë kohës në Big Brother VIP do të tregoj të gjithë të vërtetat e mija dhe do të luaj si fitimtar”, u shpreh Duro.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img