Friday, May 17, 2024

Komentatori i futbollit Fatos Lamaj, me një emision të ri sportiv radiofonik

Lexo

Që prej mbrëmjes së martë të 16 janarit 2024, gazetari dhe komentatori sportiv, Fatos Lamaj,  është drejtues i një emisioni sportive radiofonik. Një datë që patjetër do të mbahet mend për Fatosin, pasi siç thotë vetë ai, realizoi një passion dhe ëndërr të kahershme të tij.

“Kam një vit që jam munduar të bëj diçka ndryshe dhe momenti i duhur duket se ka ardhur. Bashkëpunimi me shume media, ku do veçoja portalin “Veriu Sport” e shumë media elektronike të tjera si dhe gazeten “Panorama Sport”, ku prej gushtit 2022 shkruaj, kjo nisje e re është fillimi i një rrugëtimi të gjatë mediatik që do te vijoj.”, shprehet plot emocion Fatosi.

Emisioni më i ri që do të drejtohet prej tij, ka nisur në valët e Radio Gjirokastra pjesë e RTSH, i titulluar “Sport” ku nga e hëna në të premte prej orës 19:30-20:00 dhe më pas të shtunë dhe të diel nga ora 18:30-20:00 do të jetë formati më i ri radiofonik për të gjithë ndjekësit. Informacionet rreth sportit në përgjithësi dhe rubrika të veçanta si rubrika “Personazh” do të mbajn të mbërthyer dëgjuesit pran valëve të kësaj radioje.

“Jam rritur në Radio dhe patjetër që emocioni është i madh, të jesh përpara mikrofonit është përgjegjësi e madhe sepse për shumë gjëra duhet të matesh mirë para se ti thuash. Përveç informacioneve rreth sportit do të ketë supriza për dëgjuesit, është një emision i cili do të jetë format më vete. Ndryshe nga shumë emisione ky format do të ketë si detyrë kryesore të tij informimin dhe mbi të gjitha argëtimin e dëgjuesve. Dua që emisionit tim më të ri t’i ngelet emri dhe të mos harrohet ose të mos bëhet qesharak për ndjekësit e tij”.

Kur radio ekzistonte vetëm në kokën time nuk e mendoja kurrë që do ngjallte kaq interes tek ndjekësit. Pasi Engjëll Serjani, drejtor i RTSH Gjirokastra dhe Radio Gjirokastra më dha mundësinë ta realizoj si projekt dhe dashuria që kam marrë në këto minuta pas dhe gjatë emisionit nuk përshkruhen me fjalë. Faleminderit.”, përfundoi prononcimin e tij Fatos Lamaj, që tashmë krtahas komenteve të drejtpërdrejta në në emisionin radiofonik “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, do të jetë jëetë i pranishëm në valët e Radio Gjirokastra, çdo javë, nga e hënë në të dielë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img