Thursday, November 28, 2024

Ish futbollisti i Vllaznisë, Endri Vrapi, emërohet zëvendëstrajner i Tiranës

Lexo

Ish futbollisti i Vllaznisë dhe i disa skuadrave të tjera të kampionatit shqiptar, është bërë pjesë e stafit teknik të klubit Tirana, skuadër me të cilën Vrapi është shpallur kampion i Shqipërisë.

Një gjë të tillë e ka zyrtarizuar vetë Klubi i Futbollit Tirana duke njoftuar për vendimin e marrë.

 “Klubi i Futbollit Tirana njofton se Endri Vrapi është zyrtarisht pjesë e stafit teknik të Tiranës. Ish-mbrojtësi që ka mbrojtur ngjyrat bardh’ e blu si futbollist, tashmë rikthehet në statusin e zëvendës trajnerit. Vrapi do të jetë krah trajnerit Erbim Fagu dhe ndihmës trajnerit Vangjel Mile për të dhënë kontributin e tij në pankinën bardheblu”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Dita e parë e punës në cilësinë e zëvendëstrajnerit të Tiranës, nis që sot, kur Endri Vrapi,do të jetë përkrah kolegut të tij Erbim Fagu, në ndeshje e orës 17:00, Tirana-Laçi, takim ky që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img