Mbrojtësi Erdenis Gurishta, kishte udhëtuar nga Bullgaria drejt Shqipërisë, për të ndjekur Vllazninë ndaj Tiranës në kryeqytet.
Për MCN TV, Gurishta deklaroi se Vllaznia do të jetë në katërshen e parë, ndërsa shtoi se mbrojtja ka nevojë për përmirësime.
Kam ardhur pikërisht për të ndjekur Vllazninë dhe më vjen mirë që isha me fat. Mendoj se Vllaznia do të jetë në katër vendet e para. Të jem i sinqertë, mbrojtja ka nevojë për përmirësime dhe po tregojnë formë të mirë.
Edhe vitin e kaluar, kishim probleme, por me Tiranën kemi bërë më mirë. Me Tiranën japin më shumë, sepse motivohen.