Wednesday, December 11, 2024

I dha fitoren Vllaznisë, Bekim Balaj, i kënaqur për tre pikëshin ndaj Tiranës, por edhe kryesimin e listës së golashënuesve të Superiores

Lexo

Prononcimi i kapitenit të Vllaznisë, Bekim Balaj, pas ndeshjes, Tirana-Vllaznia, 0-1

Goli? Është ndjenjë e mirë te shënon dhe të jesh golashënues. Jam shumë i lunmtur që goli im i jep 3 pikët skuadrës. Vinim pas një fitore në Shkodër dhe vinim me moral të lartë. Ishte një sfidë e luftuar dhe në fund vlen 3 pikëshi. Kjo ndeshje na jep një shtysë të madhe për ecurinë.

6 penallti të shënuar? E kam humbur në Gracë. (QESH) Shpresoj të kemi më shumë buzëqeshje herë tjera. Ndeshje pas ndeshje është rritur shumë besimi dhe 3 pikët ndaj Tiranës të sjellin buzëqeshjen.

Fusha? Mendoj se kush do të shënonte i pari do të arrinte ta kishte më të lehtë dhe e dinim se do të ishte e vështirë. Të lumtur që morëm fitoren ndaj Tiranës.

Iu mungojnë tifozët në Shkodër? Mund të them që Vllaznia ka mbështetjen e tifozëve. I mungon çdo gjë nëse mungojnë ata. Rezultatet kanë bërë që ata të mërziten dhe ndaj Skënderbeut e presim më të zjarrtë . Ne kemi në dorë të kthejmë te tifozët atmosferën që dëshirojnë.

Entuziasmi? Sa meritë kanë Osmanët në këtë ndryshim? Sigurisht ndryshimi i trajnerit dhe drejtorit u dhanë një spunto për të bërë më mirë. U bëmë të gjithë bashkë për të rikthyer Vllazninë aty ku e meriton”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img