Saturday, July 27, 2024

Ish-legjenda franceze, kundër Ronaldos: Duhet të heshtë

Lexo

Frank Leboeuf sulmon CR7: “Portugalia mund ta fitojë Kampionatin Evropian vetëm nëse ai nuk luan”

“Liga saudite nuk është më e keqe se Ligue 1, është më konkurruese se liga franceze dhe ne jemi tashmë më të mirë se ata”, kështu e komentoi Ronaldo muaj më parë rritjen e Ligës Pro Saudite. Fjalë që nuk u pëlqyen në Francë dhe që ende sot shkaktojnë diskutime duke marrë parasysh përgjigjen e legjendës franceze Frank Leboeuf.

Këto janë fjalët e tij për mikrofonat e Betvictor: “Më shqetëson kur dëgjoj Cristiano Ronaldon të thotë se Liga Pro Saudite është më e mirë se Ligue 1. Pse mendoni se ai zgjodhi të bëjë atë koment për Ligue 1 dhe jo për kampionatin portugez? Kjo sepse Lionel Messi luajti në Ligue 1. Kam shumë respekt për të si lojtar, por mjaft, hesht! Është e padrejtë ndaj ligës franceze”.

Më pas Leboeuf ka vazhduar të flasë për Kampionatin e ardhshëm Europian, duke u fokusuar pikërisht te Portugalia e Ronaldos. “Për mua, Portugalia është një nga pretendentët për Kampionatin Evropian këtë verë. Unë mendoj se ata mund ta fitojnë, por vetëm nëse Cristiano Ronaldo nuk luan. Dua ta falënderoj atë që e çoi sportin në një nivel tjetër, por ka një fund për të gjithë. Ai ka çdo të drejtë të luajë në Arabinë Saudite, megjithëse nuk jam i sigurt se i duheshin edhe më shumë para”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img