Sunday, November 17, 2024

Ishte ndër më të mirët në fushë, Mario Mitaj: Ishte fat që nuk pësuam në fillim. Çekia, ekip shumë i fortë

Lexo

Prononcimi i mbrojtësit kuqezi, Mario Mitaj, pas ndeshjes, Shqipëri-Çeki, 0-0

“E dinim që Çekia është ekip shumë i fortë, sidomos fizikisht, bëmë gabim 20 minutat që i lamë të luajnë. Ato 2-3 raste që kemi duhet t’i shfrytëzojmë sa më mirë. Kishim fat, mbrojtëm mirë se nuk na shënuan gol vetëm duhet të përmirësojmë sulmin.

Plani ndonjëherë është thjesht të gjejmë sulmuesin, të fitojmë topin e dytë. Ky ishte plani të gjejmë sulmuesin kryesor.

Unë thjesht mundohem çdo lojë të përmirësoj këtë pjesë të lojës, që të dal më shumë dhe të ndihmoj në sulm. Do mundohem të dal më shumë dhe të ndihmoj skuadrën me rastet që do ketë”, u shpreh Mitaj për Klan TV.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img