Thursday, October 24, 2024

Italia dhe Çekia festojnë në fund, zbulohen të gjitha kombëtaret e kualifikuara në Europian

Lexo

U luajtën ditën e sotme, ndeshjet e fundit në grupe, sa i përket kualifikueseve të Europianit.

Përveç Shqipërisë, që u kualifikua në Europian si e para e Grupit E, një biletë për në Gjermani ka siguruar edhe Çekia, që mposhti 3-0 Moldavinë.

Italisë i mjaftoi barazimi ndaj Ukrainës, për të siguruar kualifikimin për më tej. Në të njëjtin grup, Maqedonia e Veriut, barazoi 1-1 ndaj një kombëtareje të madhe si Anglia.

Sa i përket skuadrave që do të luajnë në Europian, Gjermania ka qenë skuadra e parë si vendi pritës, e me radhë sipas kohës kur janë kualifikuar kanë siguruar biletën edhe Belgjika, Franca, Portugalia, Skocia, Spanja, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria, Sllovakia, Shqipëria, Danimarka, Holanda, Rumania, Zvicra, Serbia, Italia, Çekia dhe Sllovenia.

Tashmë ka mbetur vetëm verdikti i Grupit D dhe play-off-i i Ligës së Kombeve që do të caktojnë 3 emrat që plotësojnë kuadrin e 24 ekipeve pjesëmarrëse në EURO 2024.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img