Friday, May 17, 2024

Java a 13-të e Superiores luhet në dy ditë. Vllaznia-Laçi, të shtunën, ora 17:00 në “Loro Boriçi”

Lexo

Superiorja ditën e djeshme mbylli javën e 12-të të saj, teksa tashmë vëmendja e skuadrave është përqendruar te sfidat e radhës. Të shtunën dhe të dielën do të luhen sfidat e javës së 13-të,e cila ka në program duele dhe sfida mjaft interesante dhe të luftuara.

Gjithçka do të startojë me supersfidën e kësaj jave mes Egnatias dhe Partizanit. Kjo përballje do të luhet në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 14:00. Dy ekipet kryesyese do të vihen përballë njëra-tjetrës në duelin që premton spektakël dhe ku nuk lejohen hapat fals.

Të dyja ekipet vijnë me pikë të barabarta dhe do të përplasin “brirët” për 3 pikët që do t’i bënte lider të vetëm në klasifikim. Demat janë skuadra e momentit në kampionat dhe tentojnë të vazhdojnë me serinë e fitoreve,ndërsa nga krahu tjetër rrogozhinasit do të tentojnë t’ japin fund serise prej 6 fitoreve të të kuqve.

Në orën 17:00 do të luhen dy sfida. Në “Loro Boriçi” do të duelojnë mes tyre Vllaznia dhe Laçi. Si shkodranët edhe kurbinasit do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në kampionat që iu mungon prej disa javësh.

Paralelisht do të luhet edhe  Skënderbeu-Teuta. Edhe korçarët dhe durrsakët kanë harruar “shijen” e fitores në kampionat dhe dueli mes tyre do të jetë mjaft i luftuar.

Ndërkohë të dielën do të luhen dy sfidat e fundit. Tirana-Kukësi në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 14:00, teksa Dinamo-Erzeni do të mbyllë siparin e kësaj jave në orën 17:00. Kjo përballje do të luhet në “Niko Dovana”, pasi ndeshjet e mbetura si pritëse skuadra e Dinamos do t’i zhvillojë në Durrës.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 13-të:

Të shtunën:

14:00/Egnatia-Partizani(Egnatia Arena)

17:00/Vllaznia-Laçi(Loro Boriçi)

17:00/Skënderbeu-Teuta(Stadiumi Skënderbeu)

Të dielën:

14:00/Tirana-Kukësi(Selman Stërmasi)

17:00/Dinamo-Erzeni(Niko Dovana)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img