Monday, April 29, 2024

Java e 15-të Superiore/Laçi-Kastrioti 2-0, trajnerët Josa dhe Rustami flasin pas ndeshjes

Lexo

Mirel Josa(Trajner i Laçit):

“Skuadra për mendimin tim ishte me këmbë në tokë, nuk e menduan që nuk e kishin fituar ndeshjen më përpara. Kjo ishte ndeshja më e vështirë që kemi luajtur në këto pesë sfida radhazi. Fitorja ishte më e rëndësishme për mua edhe pse Kastrioti ka luajtur si e barabartë me Skënderbeun. Ndikoi lodhja te ekipi im, goli i parë na vuri disi në gjumë, ne duhet të bënim më mirë që të kalonim mbrojtjen e Kastriotit. E kapëm disa herë në vështirësi skuadrën kundërshtare. Zëvendësimet duhet ti bësh në balancë me atë që çfarë kërkon në fushë. Goli i dytë na qetësoi plotësisht. Nuk mund të them që ekipit nuk i duhen lojtarë, na duhen lojtarë që ta ndihmojnë skuadrën në mënyrë të menjëhershme. Presidenti më ka thënë që mund të bëjmë dy-tre lëvizje. Duhet që të marrim lojtarë që janë aktiv në skuadrat e tyre, si në kampionatin tonë, por edhe jashtë shtetit. Harmon Van Dejvin e kam pasur një nga lojtarët që më ka pëlqyer që përpara se të vija këtu. Por në momentin që ekipi ka këtë vendosje dhe Guindo po bën shumë mirë, është çështje tjetër, ai ka pasur edhe një dëmtim. Ai është pjestar i skuadrës, njeri me detyrim nuk mbahet në skuadër.”, është shprehur tekniku i kurbinave, Mirel Josa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes në Supersport.

Shkëlzen Rustami(Trajner i Kastriotit):

”Duke parë formën mjaft të mirë të Laçit, e kishim menduar që në pjesën e parë të ishim pak më të kujdesshëm. Mungoi agresiviteti, por jo dëshira për të bërë mirë. Morëm një gol për mungesë përqendrimi në pjesën e parë, ndërsa më pas ndryshuam dhe morëm kontrollin e lojës, por u ndëshkuam në momentin më të mirë tonin. Por kjo është diferenca mes nesh dhel Laçit. Ata nuk i falin rastet ndërsa ne i shpërdoruam. Dëmtimi i Ajazit na dëmtoi shumë sepse luante titullar. Mudrazija ka qenë zëvendësues. Kemi mangësi edhe organike edhe lojtarësh edhe dëmtimet na kanë dëmtuar për moment. Ndoshta na ka munguar dhe fati por jo dëshira. Na mungojnë pikët dhe për ketë ndihemi keq. Në ndryshim me një vit më parë, në fazat e para morëm shumë pikë, kurse tani na mungojnë. Merkato e vonuar, dëmtimi i organikës kanë ndikuar, por them se kampionati është i gjatë dhe do mundohemi në merkaton e janarit të përforcohemi në ato pozicione ku kemi nevojë. Do të çojmë deri në fund objektivin për të shpëtuar. Është e domosdoshme për të marrë lojtarë sepse ne kemi vendosur qendër mbrojtësa si mesfushorë si Kakaraçi dhe Hyseni. Janë disa pozicione ku duhet ndërhyrje. Barra e sulmit mbeti tek Ajazi dhe jemi të kufizuar tek organika.”, theksoi ndër të tjera në prononcimin e pas ndeshjes trajneri i Kastriotit, Shkëlzen Rustami.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img