Tuesday, April 16, 2024

Dopietë e Lushkjes, Laçi sfidon Kastriotin 2-0 dhe mban në fuqi presionin ndaj treshes kryesuese

Lexo

Me dy gola të shënuar me protagonist Redi Lushkjen, një në start të takimit, e 9-ta minutë dhe një tjetër në mbyllje 83-të, Laçi ka mundur me rezultatin 2 me 0 Kastriotin. Ndeshja e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin e Laçit ka folur e tëra për kurbinasit, të cilët për asnjë çast nuk e vunë në diskutim marrjen e tre pikëshit.

Sfida në fjalë, për llogari të javës së 15-të të Abissnet Superiore ishte shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Vendasit e drejtuar nga trajneri Mirel Josa për të vijuar të mbajnë ritmin e duhur si skuadër pretendente, jo vetem për Europën, por edhe për më shumë. Ndërsa, krutanët që në këtë ndeshje nuk kishin në pankinë trajnerin e parë, Ramadan Ndreu, i cili si pasojë e incidentit të ndodhur ndeshjen e kaluar në transfertën e Korçës, mori një dënim shembullor nga Komisioni i Disiplinës me 12 ndeshje pezullim, kërkonin patjetër pikë mbijetese në Superiore.

Rezultati përfundimtar  2-0 në fitim të kurbinasve, bën që Laçi i Mirel Josës, të barazohet përkohësisht me Laçin e vendit të dytë në kuotën e 27 pikëve dhe duke iu shkëputur po përkohësisht Vllaznisë me 3 pikë, psi dy skuadrat në fjalë përballen me njëra tjetrën mbrëmjen e së enjtes në “Loro Boriçi”.

Nga ana tjetër, humbja e krutanëve, e zhytë akoma më shumë Kastriotin në fundin e tabelës së klasifikimit duke e lënë në kuotën e 8 pikëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img