Saturday, July 27, 2024

Java e 16-të e Abissnet Superiore luhet më datë 10 dhe 11 dhjetor(e dielë-e hënë)

Lexo

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit ishte i fundit për javën e 15-të. Ekipet menjëherë do të nisin punën për t’u përgatitur për ndeshjet e ardhshme,ku do të luhet në kuadër të javës së 16-të.

Duele dhe sfida mjaft interesante janë në program,teksa do të luhet në dy ditë. Të dielën dhe të hënën,ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave.

Me 10 dhjetor do të luhen 3 takime. Gjithçka do të startojë me sfidën mes Laçit dhe Tiranës. Kjo përballje do të luhet në Laç duke nisur që nga ora 13:30. Paralelisht do të luhet edhe në “Arena Egnatia” aty ku Erzeni do të presë Kukësin.

Ndërkohë në orën 17:00 do të duelojnë mes tyre Vllaznia dhe Dinamo. Në “Loro Boriçi” dy ekipet do të vihen përballë njëra-tjetrës për të kërkuar edhe 3 pikët e javës së 16-të.

Të hënën do të luhen dy sfidat e mbetura. Teuta do të presë në “Niko Dovana” kryesuesit e kampionatit Egnatia, përballje kjo që do të startojë në orën 17:00. Po në këtë orë do të luhet edhe dueli tjetër i kësaj jave mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img