Saturday, July 27, 2024

Goli i 555-të në karrierë, Luis Suarez gati për Inter Majemin

Lexo

Luis Suarez mbylli aventurën me Gremion në Brazil në mënyrën më të mirë të mundshme. Uruguajani shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Vaskos duke firmosur edhe golin numër 555 në karrierën e tij.

36-vjeçari pritet t’i bashkohet mikut të tij Lionel Messi te Inter Miami, edhe pse sulmuesi theksoi se aktualisht trupi i tij ndjen shumë dhimbje dhe për momentin nuk mund të shprehet qartë mbi atë se cila do të jetë e ardhmja e tij.

“Aktualisht ndjej shumë dhimbje dhe më duket se trupi po më flet për të kërkuar pushim. Dua ta shijoj këtë moment dhe këtë pauzë, vetëm më pas mund të vendos se çfarë do të bëj pas ksaj karriere kaq të gjatë. Duhet të pushoj, të shijoj kohën me familjen dhe fati më pas do të vendosë se ku do të jem në të ardhmen”, u shpreh Suarez.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img