Sunday, May 5, 2024

Java e 16-të e Kategorisë së Parë. Luhen ndeshjet e para. Fitojnë Flamurtari dhe Tomorri, barazim Besëlidhja-Lushnja

Lexo

Kampionati Kombëtar i kategorisë së parë luajtur tre ndeshjet e para të shtunën, ndërkohë që katër të tjerat, luhen të dielën. Vlonjatët e Flamurtarit që janë në rivalitet me Dinamon, Skënderbeun dhe Korabin, e grupit të parë të renditjes, arritën të marrin një fitore shumë të rëndësishme në javën e 16-të.

Edhe pse ishte pritës, vuajti jo pak me Turbinën e vendit të parafundit të renditjes. Një gol i realizuar nga Shkalla në minutën 26-të ka vendosur fatin e takimit duke i dhënë fitoren minimale vlonjatëve. Fitore kjo që e çon Flamurtarin në kuotën e 29 pikëve, vetëm dy më pak sesa Dinamo, e cila luan të dielen në transfertën e vështirë të Burrelit.

Në një barazim dramatik është mbyllur përballja në stadiumin e qytetit të Lezhës në mes Besëlidhjes vendase dhe Lushnjes mysafire. Lushnjarët shënuan të parët me Camko në të 63-tën me penallti dhe pas një minute barazojnë lezhjanët me autorë Bruken. Pepa kalon përsëri Lushjen në avantazh në të 75-tën, dhe kur lushnjarët menduan e po largohen nga Lezha me tre pikë, një penallti e akorduar në shtesë, në minutën e 95-të e shndërruar në gol nga Bruka, barazon rezultatin në 2-2.

Shumë i fortë dhe emocionues u zhvillua edhe takimi Tomorri-Tërbuni, ku pukjanët arritën të kalojnë të parët në avantazh me golin e shënuar nga Krasniqi në minutën e 27-të, por beratasit, barazojnë dhe rikthejnë rezultatin në favorin e tyre me dy penallti të akorduara në favorin e tyre, përkatësisht në minutat 36-të dhe 84-tërt.

Rezultatet

E shtunë

Flamurtari – Turbina 1-0 (Shkalla 26′)

Besëlidhja-Lushnja (Bruka 64′, (P) 90+5′ / Camko (P) 63′, Pepa 75′)

Tomorri – Tërbuni 2-1 (Deliu (P) 36′ , Ismailaj (P) 84’/ Krasniqi 27′)

E dielë

Luizi 2008-Korabi, ora 12:30

Apolonia-Besa, ora 13:00

Burreli-Dinamo, ora 13:00

Skënderbeu-Oriku, ora 13:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img