Menjëherë pas mbylljes së javës së 30-të, sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar kalendarin e javës së 31-të. Një javë kjo që do të luhet në dy ditë, e shtunë dhe e dielë.
Vllaznia, do të luajë të shtunën në orën 18:00 duke pritur në stadiumin “Loro Boriçi” dhe po në të njëjtën orë në kaledar është edhe sfida Skënderbeu-Teuta, ndërkohë që më herët, në orën 15:00, luhet Tirana-Kukësi.
Java e 31-të vazhdon me dy ndeshjet e tjera, ato të ditës së dielë: Në orën 15:00, në Rrogozhinë, Egnatia pret Partizanit, ndërkohë dueli Dinamo-Erzeni që starton në orën 18:00, ul siparin e kësaj jave.
Kalendari i javës së 31-të të Superiores:
E shtunë, 13 prill
Tirana-Kukësi ora 15:00
Vllaznia-Laçi ora 18:00
Skënderbeu-Teuta ora 18:00
E diel, 14 prill
Egnatia-Partizani ora 15:00
Dinamo-Erzeni ora 18:00