Thursday, May 9, 2024

Nga: Martin DEDAJ PROTESTA E DREJTË, NDJESË DHE REFLEKTIM… – Reagon për ndeshjen me Besën, drejtori teknik i Burrelit Klevis Gjoka –

Lexo

Tejet i mërzitur ashtu siç dhe i gjithë stafi i skuadrës së Burrelit, drejtuesi teknik i kësaj skuadre, Klevis Gjoka, në lidhje me ndeshjen Burreli-Besa e vlefshme për javën e 28-të, të kampionatit të kategorisë së parë, teksa ka analizuar ndeshjen, veçanarisht është ndalur tek zemërimi, që ai e konsideron të drejtë të tifozërisë matjane, të cilët reeaguan të irrituar në përfundim të ndeshjes.

Ashtu siç deklarova edhe për Panorama Sport: “Me koshiencë të plotë, e konsideroj tejet të drejtë protestën e një grupi të tifozërisë matjanë, pas humbjes me Besën e Kavajës zhvilluar të shtunën në “Liri Ballabani”. Humbje e cila na ka pezmatuar dhe mërzitur pa masë, që çoi me të drejtë në irritimin e tifozërisë tonë, të cilëve u japim të drejtë për protestën e tyre. Në emër të stafit dhe lojtarëve të skuadrës së Burrelit, u kërkojmë falje të gjithë tifozërisë së zjarrtë matjane dhe i sigurojmë ata, se do të ketë një reflektim të menjëhershëm, dhe do t’jua kthejmë menjëherë buzëqeshjen, me rezultate pozitive, duke filluar që në ndeshjen e radhës përballë Tomorit, për të vijuar me sfidat e tjera duke bërë të mundur që, qëndrimi në kategorinë e parë as nuk do të diskutohet”.

Sa i përket ndeshjes Gjoka thotë se: “Ne si staf teknik, kësaj ndeshje  i’a patëm bërë të gjithë hyzmetin  si i thonë fjalës . Me stërvitje intensive shoqëruar me një regjim me të gjithë elementët tekniko-taktik dhe fizik, mbi një frymë besimi tek fitoria, bazuar në kolektivitetin e grupit. Fatkeqësisht nuk rezultoi kështu pasi ne e humbëm këtë ndeshje, dhe vazhdojmë të jemi në vendin e tetë, por që na janë afruar Kastrioti dhe Besa, që momentalisht janë në zonën e Play out-tit, që këtë javë ndeshen ndërmjet njëra-tjetrës. Sa i përket lojës, ne u përpoqëm, por nganjëherë nuk të buzëqesh edhe fati. Shpërdoruam shumë raste, dhe u ndëshkuam në një moment kur nuk e prisnim. Kështu e ka futbolli, kur nuk shënon do të pësosh dhe kështu na ndodhi edhe ne, pasi u ndëshkuam pikërisht në atë moment kur nuk kishte kohë më për të reaguar.”

Teksa i kërkuam të specifikonte ndonjë arsye më konkrete të kësaj humbje drejtori teknik i skuadrës së Burrelit Klevis Gjoka, ndër të tjera shprehet se; “Jo për tu justifikuar por skuadra u përpoq që ta fitoj ndeshjen, por ja që nuk u arrit objektivi. Nëse do të kërkonim ndonjë “arsye të pa arsye”, mund të themi se; tek skuadra dhe veçanarisht tek disa lojtarë, ka ndikuar edhe agjërimi, që ata mbajnë, ngarkesa fizike pasi për shkak të kalendarit kemi zhvilluar dy ndeshje në javë, dhe për tre ditë është paksa e vështirë ta përgatisësh ndeshjen në parametrat e duhur, dhe pse jo tek skuadra u shfaq një farë euforie pas atyre fitoreve të arritura përballë Flamurtarit në Vlorë, Vorës dhe Bylisit në Burrel”

Sa i përket ecurisë së ekipit Gjoka, shprehet i bindur se Burreli nuk e diskuton rënien. Teksa thotë se: “Janë edhe 5 sfida njëra më e rëndësishme se tjetra, dhe skuadra jonë do të përpiqet për të marrë maksimumin prej tyre, filluar nga transferta e radhës në Berat, ku shkojmë për të fituar, për të vijuar pastaj me ndeshjet tjera, duke i marrë ato me radhë dhe treguar vlerësim maksimal ndaj çdo ndeshje, që për mua janë sfida për skuadrën tonë. I sigurojmë tifozët për rikthimin e buzëqeshjes përmes rezultateve pozitive, siç dhe i falenderojmë ata pë mbështetjen”.

Martin Dedaj-Gazetar dhe komentator sportiv. Lezhë më 09.04.2024

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img