Monday, May 20, 2024

Java e 31-të e Superiores luhet në fundjavë. Vllaznia-Laçi, të shtunën ora 18:00 në “Loro Boriçi”. Egnatia-Partizani, të dielën ora 15:00

Lexo

Menjëherë pas mbylljes së javës së 30-të, sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar kalendarin e javës së 31-të. Një javë kjo që do të luhet në dy ditë, e shtunë dhe e dielë.

Vllaznia, do të luajë të shtunën në orën 18:00 duke pritur në stadiumin “Loro Boriçi” dhe po në të njëjtën orë në kaledar është edhe sfida Skënderbeu-Teuta, ndërkohë që më herët, në orën 15:00, luhet Tirana-Kukësi.

Java e 31-të vazhdon me dy ndeshjet e tjera, ato të ditës së dielë: Në orën 15:00, në Rrogozhinë, Egnatia pret Partizanit, ndërkohë dueli Dinamo-Erzeni që starton në orën 18:00, ul siparin e kësaj jave.

Kalendari i javës së 31-të të Superiores: 

E shtunë, 13 prill  

Tirana-Kukësi ora 15:00

Vllaznia-Laçi ora 18:00

Skënderbeu-Teuta ora 18:00

E diel, 14 prill  

Egnatia-Partizani ora 15:00

Dinamo-Erzeni ora 18:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img