Java e katërt e Superiores do luhet për herë të parë këtë sezon, në katër ditë. Kjo shpërndarje vjen ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim, pasi tre javët e para të elitës së futbollit shqiptar u luajtën në harkun kohor të tre ditëve. Më poshtë mund të shihni dhe axhendën, ku Tirana dhe Teuta çelin siparin, ndërsa Kukësi dhe Partizani e mbyllin.
Abissnet Superiore sa vjen e po bëhet më interesant në sezonin 2022/23. Fitoren e shijuan Egnatia, Bylis dhe Erzeni në javën e tretë, teksa të tjerët s’dolën të kënaqur nga fusha e blertë. Tashmë është koha për të parë çfarë na pret në takimet e ardhshme, që premtojnë të dhurojnë spektakël.
E premte:
Ora 16:00, Tirana – Teuta
E shtunë:
Ora 15:00, Bylis – Egnatia
Ora 17:45, Erzeni – Laçi
E diel:
Ora 17:45, Vllaznia – Kastrioti
E hënë:
Ora 15:00, Kukësi – Partizani