Sunday, May 19, 2024

(Video) Përjashtimi i KF Murlani nga KK i Futbollit Femra, Drejtori Sportiv Kujtim Shaba, akuzon FSHF-në për hakmarrje ndaj tij si ish kandidat për kreun e ZRF Shkodër

Lexo

Pak ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit hodhi shortin për Kampionatin Kombëtar të futbollit për femra sezoni 2022-2023. Pjesë e këtij shorti nuk ishte KF Murlani, për të cilin u mësua se nga strukturat përkaëtse pranë institucionit të futbollit shqiptar ishte përjashtuar nga gara.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar menjëherë drejtuesit e KF Murlani, të cilët e quajnë absurd dhe krejtësisht të padrejtë vendimin e marrë nga FSHF. Sipas tyre KF Murlani është një klub që po merr çdo ditë e mëtepër formën e plotë të një klubi serioz, i mirëorganizuar dhe financuar nga presidenca “Rraboshta”, pjesë e të cilit është edhe një infrastrukturë bashkëkohore, me terene sportive, bazë material, etj.

Krahas ekipit të futbollit të rritur ku konkuron në kategorinës e dytë duke qënë kandidat kryesor për kualifikimin në të parën, KF Murlani disponon edhe të gjitha ekipet zinxhir të grupmoshave nga 8 vjeç deri në U-19.

Ndërkohë, në Kampionatin Kombëtar të sezonit të kaluar, ekipi i futbollit u rendit në vendin e pestë duke pasur sivjet objektiva edhe shumë më larta. Por, përjashtimi nga FSHF, ia ka prrë në mes ëndërrën vajzave futbolliste të Murlanit.

Është kjo arsyeja, që pasditen e sotme, KF Murlani, i përfaqësuar nga drejtori sportive, Kuktim Shaba, ka dalë në një konferencë shtypi duke reaguar për rastin në fjalë. Ndër të tjera, zoti Shaba, vendimin arburd dhe të padrejtë sipas tij, e konsideron edhe si një hakmarrje personale pikërisht ndaj tij si ish kandidat për kryetar të Zyrës Rajonale të Futbollit Shkodër duke përfaqësuar një grupin tjetër rival të presidentit Duka.

Sipas drejtorit Shaba, KF Murlani do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar të drejtën e tij, në mënyrë që ekipi i femrave të këtij klubi të përfshihet në listën e ekipeve konkuruese të kampionatit shqiptar. Krahas të tjerave, Shaba dhe presidenca “Rraboshta”, theksuan se të drejtën e tyre do ta kërkojnë deri në gjykatën ndërkombëtare të Lozanës.

(Video) Drejtori i KF Murlani, Kujtim Shaba, reagon për përjashtimin e ekipit të futbollit femra nga kampionati kombëtar

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img