Qeveria e Britanisë së Madhe ka përgatitur me ligj të ri për sponsorizimet në sport, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Për rrjedhojë, shumë klube të Premier Ligës Angleze, që kanë si sponsorë kompani bastesh apo pije alkoolike, do të detyrohen t’i heqin ato përfundimisht nga fanellat e tyre, raporton e përditshmja e njohur, “Daily Mail”. Reklamat e lojërave të fatit dhe alkoolit u janë nënshtruar një kontrolli të madh vitet e fundit, madje reklamat e cigareve tashmë janë plotësisht të ndaluara në sport, me kompanitë alkoolike që ende lejohen të reklamojnë produktet e tyre në rrethana të caktuara.
Dhe 9 klubet e Premier Ligës Angleze që do të humbnin sponsorin e tyre të fanellës sipas rregullave të propozuara janë Bërnli, Njukasëlli, Lids Junajtid, Uest Hem Junajtid, Vulverhempton Uondërërs, Uotfordi, Sauthemptoni, Kristal Palas dhe Brentfordi. Kjo masë vjen pas protestave të shumta, që patën si protagonist ish-portierin legjendar të përfaqësueses angleze, Piter Shilton, dhe qeveria u ka lënë një vit kohë klubeve për të gjetur sponsorë të tjerë.
Në fakt, ky vendim është një nga më radikalët të marrë që nga viti 2003, kur u ndalua reklamimi i produkteve të duhanit. Përveç 9 klubeve të Premier Ligës janë edhe 6 klubeve të tjera, të nivelit të dytë të kampionatit anglez të futbollit, që njihet si “Çempionship”. Sa u përket dy nivele të tjera, Ligës 1 dhe Ligës 2, asnjë klub nuk, preket nga kjo masë sepse nuk ka të tilla kompani si sponsorë.