Vllaznia largohet nga stadiumi me një rezultat zhgënjyes duke u mposhtur në shtëpi me shifrat 0-1 nga Kastrioti. Pas përfundimit të ndeshjeves ka folur Mirel Josa, i cili ka theksuar:
Humbja? Një humbje që dhemb. Unë nuk shikoj çfarë bëjmë skuadrat e tjera, pasi jam i fokusuar te skuadra ime. Një gol që erdhi në një moment kur skuadra nuk kishte rreshtimin e duhur. Në aspektin sulmues kërkuam të bënim diçka por nuk shfrytëzuam hapësirat. Ngecëm në mesfushë dhe u gjendëm të papërgatitur.
A ngec Vllaznia te sulmi ? Kemi sulmues të gjatë, si Bekimi dhe Kaina, por gjithçka varet tek loja që bën kundërshtari. Nuk është problemi i sulmit, por te mënyra se si ne luajtëm. Balaj ishte një lojtar që kishte dyluftime, por nuk e mbështetëm siç duhet. Duhet ta mbështesim në kohën dhe vendin e duhur. I njëjti problem na ndodhi edhe me Egnatian.
Pse ndodhi ky ngërç ndaj vendit të fundit, ishte një nënvlerësim? Nuk ka të bëjë me nënvlerësim, pasi nëse do të shikosh lojtarët e Kastritotit nuk e meritojnë vendin ku janë. Shikoni Grecën, Mihanën dhe plot të tjerë që kanë potencial. Ne duhet të kishim një rreshtim më të mirë, pasi topin erdhi nga krahu drejt qendrës. Ata kishin dy lojtarë shumë të shpejtë. Greca dhe Mihana na vuan në vështirësi në këtë sfidë. Ne duhet të kishim lëvizuar në pozicione më të mira. Normalisht se duhet të ndërronim lojën nga krahët.
Sa i kënaqur jeni me Balaj? Futbolisti është korrekt në çdo situatë. Nuk është vetëm Bekimi që duhet të na nxjerr nga balta, pasi ne duhet ta mbështesim atë më shumë dhe të dalë në pozicionin për të shënuar. Gjendja fizike e tij është shumë e mirë.
Skuadra të luajë për Bekimin? Nuk do të luajë skuadra për Bekimin, por duhet të mbështetet nga shokët”.