Monday, April 29, 2024

Zv. trajneri i Kastriotit, Rustani: “Çdo ndeshje është si finale, jemi stërvitur shumë”

Lexo

Zëvëndëstrajneri i Kastriot Shkëlzen Rustani u shpreh i kënaqur për tre pikët e marra pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia-Kastrioti:

“Motivimi? Ishtë vërtetë e vështirë. Fitorja e fundit në fazë të parë. Normalisht në “Loro Boriçi” Vllaznia ta imponon lojën me lojë të bukur. Çunat janë për t’u përgëzuar janë stërvitur shumë mirë janë treguar serioz. Nuk kishim ardhur për rezultat pozitiv. Çdo ndeshje si finale me qetësi dhe seriozitet dhe duke punuar fort ja dalim.

Jeni e kundërta e trajnerit Çela, ai është në ekspresiv, plotësoni njëri-tjetrin. Shumë përgjegjësi më e madhe sepse jam nga Kruja kënaqësi t’i shërbej Krujës. Ishte punë e madhe e gjithë stafit çunave. Edhe sezonin e shkuar me qetësi dhe duke punuar ja dolëm.

Kontribut i vyer për qytetin tuaj ashtu si vjet ishit në pozita të vështira por në fazën e katërt shpëtuat. E ka Kastrioti përbërjen si vjet t’ia dalë? Duke përjetuar sezonin e kaluar, sezone të tjera Kastrioti ka dalë nga superiorja. Duke ruajtur qetësinë duke u përkushtuar fort ne do ti shkojmë deri në fund.

Kur do ta shikojmë Rustanin trajner të parë? Kur të ma lejë në dorë presidenti.  Është presion i madh. I kam pas mundësitë, është presion i madh kështu jam më i qetë për ta ndihmuar Kastriotin

Sa i mungon kësaj skuadra loja në Krujë? U bë 3 vite që luajmë në Kamëz i takon një pjesë bashkisë së Krujës për të bërë një stadium ose ndoshta ndihmë nga qeveria. Bëhet një fjale për një ekip që luan prej kohësh në superligë. Mundësitë e bashkisë janë të pakta.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img